1983/Deklarata që nënshkruan kundër tij ish vartësit e Kadri Hazbiut

E mërkurë, 19 September 2018 18:52

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1983 diktatura komuniste mbyllte ciklin e gjyqeve speciale duke dënuar vetveten. Dy ish ministra të Punëve të Brendshme (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu), katër ish drejtorë të drejtorive të Sigurimit të Shtetit (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti) dhe ndihmës të tyre, u gjykuan në një proces që synonte t’i zhdukte ata si dëshmitarë të krimeve të regjimit dhe për të qetësuar pasardhësin në marrjen e pushtetit prej tij. Në gusht-shtatorin e vitit 1983, pjesëmarrësve në procesin special, nga niveli më i lartë e deri te niveli më i ulët (ustallarë të vjetër krimesh), iu morën deklarata besnikërie, për përkushtim e ruajtje sekreti. Modeli i këtij lloj betimi është gati njësoj si deklarata e bashkëpunëtorit të Sigurimit. Për ironi, të gjithë ata ishin dikur vartës të persona që po dënoheshin. Ishin një rreth i madh personash, duke filluar nga policët e thjeshtë të sallës, e deri te grupi i hetuesve të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, apo kuadro të larta të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Pavarësisht përkushtimit, partia nuk kishte besim të plotë te personat e ngarkuar me këtë punë. Pavarësisht se të gjithë ata e kishin nënshkruar më parë një deklaratë besnikërie, kjo e dyta tregonte sa besnikëria ishte në diskutim.

Deklaratë

Unë i nënshkruari.....që mora pjesë në zhvillimin e gjyqit special ushtarak kundër pasuesve të armikut e poliagjentit, spiunëve dhe armiqve të rrezikshëm të PPSH, popullit dhe atdheut: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Ali Çeno, Gani Kodra, Mihallaq Ziçishti dhe Xhavit Ismailaga, deklaroj:

Se do të ruaj me fanatizëm sekretet me karakter politik, ushtarak, ekonomik si dhe ato që kanë të bëjnë me punën e Sigurimit të Shtetit dhe mbrojtjen e atdheut; të cilat m’u dha rasti t’i mësoj gjatë zhvillimit të këtij gjyqi special ushtarak.

Deklaroj se kurrë nuk do të shpërdoroj besimin që më dha partia duke më caktuar me detyrën e rëndësishme të sigurimit të këtyre armiqve; se nuk do të bisedoj me asnjeri dhe në çdo rrethanë do të ruaj duke u përgjigjur me jetën time, sekretet e zhvillimit të gjyqit.

Nxjerrja e sekreteve të atij gjyqi më ngarkon me përgjegjësi të rëndë dhe nëse i nxjerr përgjigjem  penalisht para gjyqit ushtarak.

Deklarues......

Tiranë më ....1983

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...