Spiuni i Sigurimit të Shtetit, Enver Hoxha

Tuesday, 02 October 2018 18:53

Nga Kastriot Dervishi

Emri “Enver Hoxha” ka qenë dhe është ndër më të përhapurit në Shqipëri. Të paktën 200 njerëz të zakonshëm rastësisht kanë pasur emrin e diktatorit, por edhe shumë të tjerëve u është vënë me vetëdije ky emër nga prindërit e fëmijëve. Në dy raste me emrin Enver Hoxha, njëri figuron i ndjekur nga Sigurimi dhe tjetri bashkëpunëtor i tij. Enverit bashkëpunëtor oficeri i Sigurimit i kish vënë emrin pseudonimin “Shpati”, për të kujtuar një nga pseudonimet e diktatorit gjatë luftës. Enveri ishte me origjinë shoqërore “fshatar i varfër” kish lindur në një katund të Gramshit, por banonte në një fshat të një rrethi tjetër fqinj. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Gjirokastër, në vitin 1971, rekrutohet nga Sigurimi për nevoja të kundërzbulimit të kufirit. Duke pasur emrin e Enverit tjetër, ai nuk mund të vazhdonte më, por e mbylli pas dy vjetësh aktivitetin e tij, pa lënë gjurmë heroike në armën e heronjve të heshtur.

Në Tiranë, banonte një tjetër Enver. Ai ishte minator në minierën e Valiasit. Një vit përpara se diktatori të largohej nga kjo botë, atij i kish lindur ideja e arratisjes nga vendi. Halli i organeve të punëve të brendshme ishte i madh. Ta arrestonin, ishte bela. Do thoshin njerëzia që u burgos Enver Hoxha. Ta linin ashtu kishin frikë se mos kërciste e ikte. Atëherë, u vendos të thirrej e të këshillohej. Kështu u bë. Sapo Enveri i keq vdiq, organet e punëve të brendshme këshilluan Enverin minator të mos e mendonte arratisjen se ia dinin të gjitha. Kështu që ndaj Enver minatorit nuk u mor ndonjë masë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...