Dënimi për agjitacion në vitet 1946-1992

E Enjte, 04 October 2018 19:24
Proces politik gjatë komunizmit Proces politik gjatë komunizmit

Nga Kastriot Dervishi

Meqë së fundi po flitet për vendosjen e një legjislacioni që formalisht do jetë për shpifjen (ekziston në fakt në Kodin Penal një dispozitë e tillë), po kujtoj historinë e dënimit të agjitacionit e propagandës në vite. Në vitet 1946-1992 agjitacioni e propaganda përbënin figura krimi dhe dënoheshin penalisht. Kjo parashikohej në disa ligje, por edhe te Kodi Penal i vendit. Në mënyrë të habitshme, agjitacioni e propaganda, pavarësisht se nuk u zbatuan në vitin 1991, u shfuqizuan në vitin 1992. Agjitacioni e propaganda ishin format më të lehta për të dënuar. Ato nuk kërkon shumë mund, por vetëm ndonjë dëshmitar, kryesisht nga një kategori pa lidhje apo e diskredituar. Në mënyrë kronologjike baza ligjore e tyre ka qenë kjo.

1-Ligji nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”;

Neni 8: Kushdo që bën propagandë ose agjitacion për të rrëzuar me dhunë organizimin shtetëror dënohet me privim të lirisë, me punë të detyruar, jo më pak se 1 vit. Konsiderohen retane rëndësore kur faji kryhet me anën e shtypit ose të radios.

2-Ligji 1470, datë 23.5.1952, Kodi Penal i RPSH-së

Neni 73, Agjitacioni dhe propaganda

Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor, agjitacioni dhe propaganda që përmbajnë thirrje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje e tillë, dënohen:

me heqje të lirisë nga 3 gjer në10 vjet me ose pa konfiskim të pasurisë.

Kur këto vepra janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda, dënohen:me heqje të lirisë jo me pak se 10 vjet ose me vdekje kurdoherë me konfiskim të pasurisë.

3-Ligji nr.5591, datë 15.6.1977Kodi Penal i RPSSH-së

Neni 55, Agjitacioni e propaganda kundër shtetit

Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet:

-Me heqje të lirisë nga 3 gjer në 10 vjet.

-Po këto vepra, kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda, dënohen:me heqje të lirisë jo më pak se 10 vjet ose me vdekje.

4-Ligji nr.7380, datë 8.5.1990 “Për disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSH-së”

Neni 55 ndryshohet si më poshtë:

“Agjitacioni e propaganda me gojë, me shkrim ose në forma të tjera për të përmbysur rendin shtetëror e shoqëror të vendosur në Kushtetutën e RPSSH, dënohet:

-Me heqje të lirisë gjer në 10 vjet;

Propaganda luftënxitëse ose fashiste dënohet:

-Me heqje të lirisë gjer në 5 vjet”.

(hiqet dënimi me vdekje)

5-Ligji nr.7553, datë 30.1.1992

Shfuqizohet edhe neni 55

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...