Dushan Mugosha: Gjermanët na thanë që pushtetin do ua dorëzojmë komunistëve të Shqipërisë

Hënë, 19 November 2018 19:48
Faksimile e përkthimit dhe Dushan Mugosha e Enver Hoxha gjatë luftes Faksimile e përkthimit dhe Dushan Mugosha e Enver Hoxha gjatë luftes

Nga Kastriot Dervishi

Në shkurt (sipas Ramadan Çitakut) ose mars (sipas Dushan Mugoshës) 1944 një oficer gjerman ka ardhur në shtabin komunist në Panarit. Krejt i vetëm e me flamur të bardhë, gjermani ka kërkuar bisedime, duke i zënë krejt të papërgatitur ata që ndodheshin aty. Fakti që ai erdhi aq shpejt dhe saktësisht në vendin ku rrinte shtabi komunist, tregon se gjermanët kishin prej kohësh dijeni. Sipas plotësimeve të Ramadan Çitakut (përveç tij dhe Mugoshës), të pranishëm kanë qenë Miladin Popoviçi, Haxhi Lleshi, Koçi Xoxe, Liri Gega. Për të humbur gjurmët, Haxhi Lleshi është paraqitur si Spiro Moisiu dhe Çitaku si Enver Hoxha. Nga italishtja ka përkthyer Liri Gega. Po ashtu gjermani kishte kërkuar kufomën e nipit të Geringut (rrëzuar me aeroplan në zonën e Pezës), për të cilin gjermanët ishin gati ta shkëmbenin me disa robër. Këtë fakt partizanët në fakt e dëgjonin për herë të parë. Është propozuar dhe pranuar nga gjermani që të mbahej një takim midis dy komandave në fshatin Vërtop të Beratit.

Ekstrakt nga kujtimet e Dushan Mugoshës

Në mars 1944 erdhi në shtabin e përgjithshëm një oficer madhor gjerman për bashkëbisedim. Atë e solli një grup partizanësh, të cilëve u qe ofruar me flamur të bardhë në duar dhe u kërkoi ta çonin në shtabin e përgjithshëm për një bisedë shumë të rëndësishme. Kur e pamë, menduam se ishte rob. Mirëpo menjëherë u prezantua si bashkëbisedues i dërguar nga komanda e tij dhe parashtroi kërkesën që partizanët të mos sulmonin qytetet, komunikacionet dhe garnizonet, ndërsa gjermanët, në mbarim të luftës do t’u dorëzonin pushtetin. Për këtë arsye gjaku nuk duhej derdhur kot. Përgjigja jonë qe shumë e shkurtër: ‘Të pritëm për arsye se erdhe me flamur të bardhë, ndërsa për sa i përket misionit tënd, transmetoi komandës tënde dhe Hitlerit tënd se do të qëllojmë kundër jush dhe do t’ju vrasim kudo e në çdo vend derisa këmba juaj e fëlliqur do ë vazhdojë të shkelë tokën tonë’. Me kaq biseda mbaroi dhe u caktua grupi i partizanëve që do ta shoqëronin oficerin gjerman deri në afërsi të Beratit.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 21:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...