Aleksandër Hobdari, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe konsulli i parë i nderit i Japonisë

E mërkurë, 21 November 2018 19:10

Nga Gazmend Bakiu

Aleksandër Hobdari (1888-1963) lindi në qytetin e Tiranës. Pasi kreu shkollën fillore në Tiranë, dhe gjimnazin në Durrës, përfundoi studimet e larta në Akademinë Tregtare të Athinës. Ai u kthye në qytetin e lindjes, ku në vitin 1914 (bashkë me të vëllain, Alqin), ngriti një fabrikë sapuni dhe një mulli bloje me motor. Në vitin 1922 u bë kryetar i Dhomës së Tregtisë të Tiranës. Në vitin 1925, A. Hobdari ishte iniciatori dhe bashkëthemeluesi i shoqërisë aksionere të duhanit “STAMLES” (Shoqëria Tregtare Anonime e Monopolit, e Letrës dhe e Shkrepseve), të cilën e drejtoi në vitet 1925-27. Ai ishte themeluesi dhe drejtori i shoqërisë aksionere “S.I.T.A”, e cila siguroi energjinë elektrike për kryeqytetin. Më pas, “S.I.T.A.” fitoi edhe monopolin e prodhimit të kripës, në Vlorë dhe në Kavajë.

Aleksandër Hobdari nuk u mjaftua me kaq; së bashku me të vëllanë Alqin, ngriti një fabrikë për prodhimin e akullit (1928), dhe të pijes freskuese “Sinalko”, një linjë për pastrimin kimik dhe larjen e rrobave, duke e konfirmuar veten si një nga industrialistët e parë të Shqipërisë. Suksesi dhe personaliteti i tij bënë që në vitin 1932, ai të emërohej konsull nderi i Japonisë në Tiranë, me dekret të perandorit Hirohito. Në vitet 1935-39, Hobdari ishte drejtor i përgjithshëm në Portin e Durrësit. Më 1935, ai u rreshtua në enciklopedinë botërore për njerëzit e shquar “Who’s who?”. Përgjatë pushtimit, në vitin 1943, A. Hobdari refuzoi funksionin e ministrit të Ekonomisë Kombëtare. Pas shtetëzimit të pasurisë së Hobdarëve nga regjimi komunist, në vitin 1947, Aleksandri dhe Alqi, punuan si teknologë në fabrikat e tyre që tani ishin të shtetit; - rast i rrallë ky, - që tregon zotësinë e Hobdarëve dhe absurditetin e regjimit komunist.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...