1943/Xoxe për Tarasin: Ballistët janë bashibozukë, do i djegim shtëpitë e ndjekim deri në zhdukje për të vendosur pushtetin tonë

Premte, 23 November 2018 18:24
Faksimile nga origjinali i letrës dhe "Trashi" me shokë në kohën e shkrimit të saj Faksimile nga origjinali i letrës dhe "Trashi" me shokë në kohën e shkrimit të saj

Nga Kastriot Dervishi

Sa herë kujtoni ato parullat komuniste për bashkim “pa dallim feje, krahine e ideje”, lexoni letrat e tyre të vërteta se ata asnjëherë nuk kanë qenë për bashkim, por për përçarjen e vrasjen e shqiptarëve. Lexoni letrën e mëposhtme. Çfarë “nacionalçlirimtarësh” ishin këto kur vetëm vrisnin shqiptarë? Djegia e shtëpive dhe vrasja e elementit jokomunist në zonën e Pogradecit shihet si element i parë për të vendosur pushtetin komunist.

18 tetor 1943,letër e “Trashit” (Koçi Xoxe) për “Tarasin” (Enver Hoxhën), (ekstrakt)

Ushtria tonë, pas vetëvrasjes së Safetit (Butka) dhe pas vrasjes së gjithë shtabit të Ballit në Devolli, 6 veta në një ditë, prej çetave tona, e shtinë tani në një gjendje lufte e të shpallet sot e nesër me Ballin. Neve nuk kemi heshtur së demaskuari me të gjitha mjetet dhe duke e ndaluar të shkelë ndër zonat tona të çliruara, e sidomos tani me rastin e Pogradecit..

Ballistët me një frymë shkuan për të gjetur strehë në Vërçë. Prifti i Llëngës i ndoqi këmba-këmbës për t’i vënë në ndonjë (vend) të ngushtë. Në atë sektor shkoi dhe batalioni i Rizait e Nexhipit me qëllim që t’u japë një grusht të fortë. Tani flitet se të gjitha forcat e Ballit mundet që të venë në ndihmë, këtë lëvizje e presim me gjakftohtësi, por nuk na besohet, sepse forcat e tyre janë të shpartalluara. Maliq Dushari u kthye me nja 4-5 të plagosur. Neve do t’i ndjekim gjer në fund ato çeta bashibozuke deri në zhdukje. Në një trakt i shpallëm çeta ilegale, tradhtare si organizuese të vëllavrasjes. Në katundet ku kanë luftuar nga penxheret, do të marrim masa do t’i arrestojmë dhe do të djegim shtëpira, që të vendosim pushtetin tonë e sidomos në Starovën e reaksionit...

Dhe punës së partisë i jemi përveshur këtë radhë derrçe, janë punuar direktivat në konferenca të gjera, jemi mbajtur në lidhje me qytetin, priten rezultate, sepse mjaft vendime për punë kemi marrë...Nestin (Kerenxhi) e dërguam në një kongres të rinisë greke dhe siç thotë, ky ka përfituar mjaft. Për punën e shtabit ballkanik ata qëndrojnë në pikën e parë pse ky ka kuptimin e një internacionaleje ballkanike. Edhe atje thotë Nesti, goditje të hapura me Zervën...

Shënim: Në përpjekjen me Ballin në Kamje, Pretushë dhe Pirg, midis të vrarëve të Ballit është dhe Demir Staravecka me të kushëririn. Ka shumë të plagosur dhe po ndiqen këmba-këmbës...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...