Komunistët: “Shkodra burim i pashtershëm fuqish reaksionare”

E Enjte, 29 November 2018 09:59

Nga Kastriot Dervishi

Në mënyrë ironike, data kur komunisti i fundit u vendos në Shkodër, u quajt “dita e çlirimit të Shqipërisë”. Shkodra ishte dhe mbeti e papajtueshme me komunistët dhe regjimin që ata vendosën pasi fituan luftën civile në vend dhe e vazhduan atë në kushte pushteti. Jo më kot, në nëntor 1944 në Shkodër u grumbullua një fuqi antikomuniste ku bënin pjesë edhe Abaz Kupi, Mit’hat Frashëri, etj, fuqi e cila nuk mori mesazhe inkurajuese në luftën e saj kundër komunizmit. Një pjesë u larguan jashtë vendit e një pjesë vazhduan qëndresën antikomuniste në kushte shumë të vështira. Por, ajo që dua të publikoj në këtë numër është mendimi komunist për popullsinë e Shkodrës. Çfarë urrejtje kanë partizanët e batalionit partizan të Shkodrës në letrën e 23 korrikut 1943 për shtabin e ushtrisë komuniste. Opinioni për komunistët nuk ka qenë i gabuar, sepse ashtu rezultoi. Komandanti i batalionit kishte qenë deri në maj 1943 me uniformën fashiste, e më pas ish bërë komunist. Urrejtjen për Shkodrën, komunistët e mbajtën të pandryshuar gjatë gjithë regjimit të tyre, por edhe pas tij.

***

23 korrik 1943, letër e komandës së batalionit të Shkodrës, për shtabin e përgjithshëm (ekstrakt)

...Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, një pjesë e madhe e Shkodrës me krahina, nuk ka qenë një faktor pozitiv. Jo vetëm që nuk ka ndihmuar luftës, por përkundrazi, një pjesë e konsiderueshme e kësaj të madhe të Shqipërisë së veriut ka penguar këtë luftë çlirimtare të popullit tonë. Shkodra me krahina, ka qenë një burim i pashtershëm fuqish reaksionare fashiste në shërbim të zaptuesit. Ka qenë rezerva më e madhe e milicëve, policëve, karabinierëve dhe vullnetarëve reaksionarë, disa prej të cilëve i kanë shërbyer dhe i shërbejnë me vetëdije fashizmit robërues, duke penguar zhvillimin e rregullt të luftës sonë antifashiste çlirimtare. Ku qëndrojnë shkaqet e kësaj fryme reaksionare të kësaj pjesë të krahinave të Shkodrës?

 Dy janë shkaqet kryesore:

1-Një pjesë e klerit, verbuar nga fanatizmi fetar ose shitur te i huaji, propagandon në popullin katolik të Shkodrës e në krahina se ardhja dhe qëndrimi i Italisë në vendin tonë është forcim i katolicizmit në Shqipëri. Mbasi popullsia e Shkodrës e krahinës është në shumicë katolike dhe pasi kleri katolik ka një rrjet organizimi të përsosur, kuptohet vetvetiu se ç’helm ka mundur të lëshojë veprimtaria e propagandistike kriminale dhe antikombëtare e këtyre tradhtarëve të kombit dhe të fesë, në shpirtrat e kësaj popullsie. Që të zeje vend vepra e tyre e poshtër më mirë në vend, ata mbështesin tezën e tyre me propagandën tjetër, e cila me paraqitë lëvizjen e sotme nacionalçlirimtare të popullit tonë si një lëvizje të komunistëve dhe komunistët i paraqesin si njerëz që s’kanë as atdhe, as fe, as familje dhe që kanë për qëllim me pru URSS-në (Bashkimin Sovjetik-shënim) në vendin tonë duke vendosur komunizmin.

2-Mbrapa mbeturinave politike që qëndrojnë në zakonet patriarkale të këtyre viseve, qenia e bajraktarëve dhe e bejlerëve feudalë ka qenë një faktor negativ në zhvillimin e ndjesive kombëtare...Popullsia e krahinave të Shkodrës ka ra viktimë e intrigantëve dhe e tradhtisë së kolonës së pestë...

Çetat partizane të ushtrisë nacionalçlirimtare lëvizën në sektorin e ngushtë të Postribës, Rrjollit, Grizhës dhe Reçit. Popullsia e këtyre viseve ku lëvizin çetat tona, e simpatizon luftën, por qenia e tyre afër Shkodrës dhe frika e ndonjë reaksioni e bëjnë me na qitë pengesa serioze.

Pas rënies së Musolinit, ballistët shkodranë morën zemër dhe u arratisën në këto vende. Këtu kanë bërë mjaft për me e penguar luftën me parullat e tyre disfatiste, me intrigat dhe me propagandën antikomuniste të neveritshme. Çështja e shenjës partizane (ylli i kuq) paraqitet prej tyre si një gjë që lë të kuptohet se komunistët luftojnë me pru Rusinë në vendin tonë dhe me vendosë komunizmin. Disa prej tyre thonë se komunistët nuk kanë as familje, as atdhe, as fe e as parulla të tjera shpifëse dhe të poshtra të përdorura pa kursim nga fashizmi.

 

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...