1987/E ndiqnin si “agjent të UDB-së”, por donin të dinin për tufëzimin e lopëve

Premte, 07 December 2018 09:55

Nga Kastriot Dervishi

Nga niveli i inteligjencës, oficerët e Sigurimit të Shtetit, renditeshin në shtresat më fundore të popullsisë. Ajo çka ata kanë lënë në letra e tregon fare mirë këtë. Partia i përzgjidhte nisur nga kriteri biografik, e kësisoj vilte ushtarë besnikë, por kurrsesi njerëz të ditur. Edhe në ndryshimet e mëdha në lindjen komuniste, e rrjedhimisht ato në Shqipëri, të fundit që mund t’i kuptonin ngjarjet ishin oficerët e Sigurimit, ata që partia i konsideronte “thjesht punëtorë partie”. 

Një ilustrim historik. Plani i masave ndaj të personi në përpunim aktiv,  gjoja si “agjent i UDB-së”  (vetëm për këtë nuk gjen asgjë), parashikonte vijën e sjelljes së ish agjentit “Tigri”, i cili duhej të mësonte nga i ndjekuri se çfarë mendonte ai për tufëzimin e bagëtive e veçanërisht të lopëve. Procesi në fjalë kishte ndodhur para vitit 1987, por meqë subjekti kish qenë në burg, kërkohej të dihej opinioni i tij. Se si mund të ishte ndryshe mendimi i një njeriu që ka hequr picirin e burgut të vogël e vazhdon ta heqë në burgun e madh,  vetëm mediokriteti i oficerëve të Sigurimit mund ta dinte. Shqipëria është krejt origjinale me këtë kategori, krejt e pangjashme me vendet e tjera lindore. Do e konsideroja injorancë apo padije të madhe të konsiderosh Shqipërinë komuniste të njëjtë me regjimin në Republikën Demokratike Gjermane. Përveçse nuk ka asnjë ngjashmëri, emetimi i kësaj teze, nuk bën gjë tjetër, por vetëm një keqedukim të brezave të sotëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...