Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër, rrëzimi i parë i bustit të E.Hoxhës në Shqipëri

E Enjte, 13 December 2018 17:38
Godina e Komitetit të PPSH-së në Shkodër të nesërmen e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, si dhe busti i Enver Hoxhës në këtë qytet. Te fotoja e komitetit spikat parulla e madhe në tarracë kushtuar “njeriut të ri”, “veprës më madhore” të regjimit komunist. Godina e Komitetit të PPSH-së në Shkodër të nesërmen e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, si dhe busti i Enver Hoxhës në këtë qytet. Te fotoja e komitetit spikat parulla e madhe në tarracë kushtuar “njeriut të ri”, “veprës më madhore” të regjimit komunist.

Nga Kastriot Dervishi

Më 13 dhjetor 1990 nga ora 12.45 deri në orën 20.00 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që ndodhej në qendër të këtij qyteti. Rezulton se ky bust është i pari i hequr nga piedestalet e qyteteve tona. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: "Liri, demokraci", e me pas me parullat "Enver Hitler”, "Poshtë Enver Hoxha", "Poshtë dhuna","Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj. 
Në raportin e Hetuesisë së Përgjithshme të datës 26.12.1990 për sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Xhelil Gjonin, për këtë ngjarje, ndër të tjera thuhej:

Në hetim doli sa grupi prej 20 – 30 vetash ashte organizuar një dita më parë. Ato që me fillimin a grumbullimit e gjatë manifestimit të paligjshëm dha kryerjes së vandalizmave janë përpjekur të tërheqin pjesëmarrës nga masa e studentëve të Institutit të Lartë pedagogjik dhe nxënës të shkollës së mesme "Jordan Misja”. Organizatorë ta manifestimet dhe të kryerjes së akteve të vandalizmit del se kana qenë vëllezërit Apollon e Kastriot Haxhi, Gjon Maranaj etj. Këtyre dhe turmës ju është bërë thirrje disa here nga shefi i policisë se rrethit për t’u shpërndare dhe te merrnin leje në bazë të ligjit për kryerjen e këtij manifestimi. Ato kane përfituar nga qëndrimi gjakftohte, i matur e tolerues i forcave të ruajtjes së rendit. Ekzekutorë me aktivë në kate ngjarje kanë qene Paulin Gjonpali, Roland Prela, Gjon Vukaj, Artan Gjegja, Gjovali Papleka, Zef Torta, Sokol Drasati, Zenel Palika, Gjovalin Zafi, vëllezërit Paulin e Zef Coku etj. Këto kane thyer xhamat e dritareve e dyerve dhe kanë shkaktuar edhe dëmtime të tjera në godinat e institutit pedagogjik, Komitetit të Partisë, Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit, radios, etj dha të vitrinave në njësitë tregtare e të shërbimeve. Gjovalin Papleka me nja sopat të vogël ka dëmtuar bustin e Enver Hoxhës. Paulin Gjonpali, Artan Gjegja ,Gjovalin Zefi, Roland Prela etj, kanë vendosur një kabull elektrik në qafën e bustit dhe e kanë tërhequr për ta hedhur por nuk kane mundur. Me pas Sokol Drasati ka vendosur lëndë plasëse edhe në qafen e bustit deri sa e kanë rrëzuar. Sokoli për të mposhtur rezistencën dhe për të vrarë punonjësin e policisë që i pengonte për të përparuar në godinën e radios, ka hedhur tre here lende plasëse brenda në godinë. Këtë persona kanë vënë edha zjarr në 10 institucione e njësi tregtare të djegura. Në hetim doli se organizatorët dha ekzekutorët aktiv në këtë ngjarja, në kryerjen veprimeve të shkallëzuara nuk kane patur ndonjë plan apo platforme të mëparshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...