Kampi i Qafë-Barit dhe Edmond Caja

Hënë, 17 December 2018 17:53
Komandanti i togës së policisë dhe kampi i Qafë-Barit në vitin 1984 Komandanti i togës së policisë dhe kampi i Qafë-Barit në vitin 1984

Nga Kastriot Dervishi

Siç është bërë e ditur, ish kuadri i kampit të të burgosurve politikë nr.311 Qafë-Bari Pukë, Edmond Caja, kohët e fundit është ndjerë i lënduar nga një koment i Mira Dines në lidhje me një ngjarje të shkuar e për këtë arsye e ka “kallëzuar” në organet e shtetit gjerman. Dine në fakt, vetëm kishte përmendur një fakt të thënë kushedi nga sa të dënuar politikë dëshmitarë të shtypjes së revoltës së Qafë-Barit së majit 1984. Të dënuarit, qysh nga viti 1991 kanë kallëzuar ngjarjen e rëndë sipas së cilës, i dënuari Sandër Sokoli është thyer në mes nga dhuna e ushtruar ndaj tij në shtypjen e revoltës në fjalë. Historia na shpie shumë vite më parë, në kohën kur u hap kampi i punës së detyruar. Edmond Caja ishte ndër drejtuesit e parë që diktatura vendosi atje, më 20 korrik 1982. Më 16.8.1982 është data e emërimit e komandantit të repartit Riza Musallari dhe 16.10.1982 e komisarit Novruz Naska.

Caja kishte fituar zanatin e axhustatorit, kur nisi studimet në Shkollën e Lartë të MPB-së, profili polici në vitin 1982. Më 1985 diplomohet në këtë shkollë, ndërsa karriera vijon kështu:

-Më 1982-1985 komandant i togës së policisë në repartin 311 Qafë Bari Pukë (paga 650 lekë në muaj).

-Më 1985-1989 komandant i repartit 311 Qafë Bari Pukë (paga 850 lekë në muaj).

-Më 1989-1990 oficer drejtimi në Drejtorinë e Zbatim Vendimeve Penale (DZVP) në MPB (paga 850 lekë në muaj).

-Më 1990-1992 drejtori i DZVP (e cila më 1.8.1991 u quajt Drejtoria e Administratës së Burgjeve, paga 1000 lekë në muaj).

-Më 16.5.1992 në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

-Më 5.7.1992 del në rezervë.

Duke qenë me shërbim në Qafë-Bari, më 3.2.1986 pranohet kandidat dhe më 11.1.1989 bëhet anëtar i PPSH-së. Babai i tij ishte nga Gusmari, ndërsa vet ishte nip nga Kuçi. Caja i takon brezit të parë të komunistëve që u vendosën në Tiranë pa pasur asnjë lloj të drejte, por thjesht me meritën e zaptuesit, si “familje e varfër fshatare” e “lidhur me luftën” (d.m.th. komuniste deri në palcë). Babai i Edmondit me profesion bari, në vitet 1954-1978 oficer i ushtrisë, kultivoi te fëmijët e tij ndjenjën e urrejtjes ndaj “armikut të klasës”, të cilit i kishin marrë pushtetit. Pikërisht, këtë urrejtje patologjike e të sëmurë që mishëronte parimet e luftës së klasave, Caja nuk kishte më mirë se në kampin e Qafë-Barit ta shprehte me veprime. Pas rënies së regjimit, Caja, duke tradhëtuar idealet e komunistit, në vend që të shkonte në Kubë, shkoi në një vend kapitalist, në Gjermani, pikërisht te ai vend që kushedi sa herë e kishte sharë etj.Për ironi të fatit, të dënuarit që ai mbante në Qafë-Bari ëndërronin një Shqipëri me një rend si Gjermania. Disa vjet pas qëndrimit atje, mori shtetësinë gjermane duke hequr dorë nga ajo shqiptare.  Me dekretin nr.5603, datë 6.2.2008 të presidentit Bamir Topi (nr.3 i listës së dekretit, së bashku me djemtë e gruan që janë numrat 4, 6 dhe 6) Caja la shtetësinë shqiptare për të marrë atë gjermane.

Dëshmia e Hasan Bajos e vitit 1991

Kallëzimin e parë, Edmond Caja e ka marrë publikisht kur jetonte në Tiranë nga një ish dënuar politik, Hasan Njazi Bajo, lindur e banues në qytetin e Shijakut më 1952, arrestuar më 31.7.1977, i cili vuajti 9 vjet e 4 muaj burgim dhe doli nga burgu në vitin 1987. Ai u dënua me 10 vjet burgim në grup, i akuzuar si “pjesëtar të një organizate kriminale” që bënte agjitacion e propagandë. Caja në atë kohë heshti e nuk foli. Hasan Bajo në artikullin “Edmond Caja, kaubojsi i skëterrës” midis të tjerash, shkruan:

“Ndihmat e kërkuara nga Tirana nuk vonuan të vinin e ju menjëherë filluatmasakrën atje në sy të të gjithëve, e fill pas kësaj, kur pritej të të godisnin, duket paradoksale, të ngritën në detyrë. Nga shefi i policisë, në komandant kampi. Ju i dini Edmond Caja, ku ndodhen varret e Sokol Zefit, Tom Ndojës e të Sandër Sokolit, që e thyet më dysh, si në mesjetë”.

Interesant është autopsia e trupit të Sandër Sokolit në atë kohë. Nuk u bë në të vetmin vend që i shkaktoi vdekjen, në shtyllën kurrizore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...