Revolta e Qafë Barit 22 majit 1984 dhe fotot e pjesëmarrësve

Tuesday, 22 May 2018 18:11
Të dënuarit e procesit të Qafë Barit Të dënuarit e procesit të Qafë Barit

 

Nga Kastriot Dervishi

Më 22.5.1984, ora 7.30, të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen në fjetinë pa realizuar normën. Komanda urdhëroi kthimin e tyre në galeri për të realizuar normën e punës. Të dënuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progni porositën të dënuarit të mos shkonin në punë. Policët Islam Doga dhe Fiqri Çakalli thërrasin të dënuarit që do shkonin në punë në zyrat e këshillit të riedukimit. Këta i thanë dy të dënuarve që duhet të plotësonin normën ose duhej të shkonin në birucë, të izoloheshin. I dënuari Tom Ndoja ua merr nga duart policëve Ndue Pishën dhe e largon. Policën orvaten ta marrin, por me Tomën bashkohen edhe  Sokol Sokoli dhe Sokol Progni dhe u kundërvihen policëve me gurë e tulla që kishin ndër duar. Në këto kushte ndërhyn një togë e përbërë prej 6 policësh me në krye komandantin e togës Edmond Caja, por këta thyhen nga një grup të dënuarish ku bënin pjesë: Sokol Sokoli, Sokol Progni, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, NdueKola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, KostandinGjordeni. Komandanti i togës së policisë Edmond Caja urdhëroi rreshtimin e të dënuarve në mence. Komandanti i repartit ndodhej me shërbim në Rrëshen. U njoftua kryetari DPB Edmond Çifligu. Nisi apeli emër për emër. Ata që kundërshtonin kërcënoheshin se do futeshin në birucë. Kostandin Gjordeni refuzoi të dalë nga menca. Po kështu refuzoi edhe Sokol Sokoli, i cili bashkë me grupin e tij çau rrethimin e policëve. Rreth 20-24 të dënuar duke pasur në duar materiale të marra nga një godinë që po ndërtohej qëndruan te sheshi mbi fjetore duke përbërë një skuadër përballë forcave të regjimit. Pas kësaj të burgosurit hyjnë në mencë sërish, pikërisht në kohën kur vijnë komandanti i repartit dhe kryetar i DPB. Thirrën emrat e të dënuarve për të dalë jashtë. I pari ishte Kostandin Gjordeni. Në raportin zyrtar pretendohet se i dënuari ka goditur murin me kokë, e pas këtij veprimi ka filluar përleshja midis të dënuarve e policëve, ndërsa në të vërtetë ai është goditur. Policët kanë marrë Gjordenin për ta çuar në izolim, por të dënuarit, nisur nga solidariteti ndaj njëri-tjetrit i kanë sulmuar me çdo. Mencës i është mbyllur dera, por atë e ka hapur TomNdoja. Pas daljes nga menca, të dënuarit kanë sulmuar policët me mjetet që kishin duke iu afruar derës kryesore. Në këtë çast, kryetari i Degës së Punë të Brendshme Pukë urdhëroi të qëllohej. Këtu plagoset Gjordeni. Në kamp erdhën zëvendësministri i Punëve të Brendshme (nuk specifikohet qartë në është Agron Tafa apo Zylyftar Ramiz Mahmutaj )dhe drejtori i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale Kasem Kaçi. Pas dorëzimit është përdorur dhuna në mënyrë masive. 55news.al

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...