×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tensionet në Siri/ Mikahil Gorbaçov: Jam i zhgënjyer me sjelljen e liderëve botërorë

E mërkurë, 11 Prill 2018 12:56

Ish-drejtuesi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, ka dhënë deklaratën e tij për situatën e ndezur politike mes SHBA-së dhe Rusisë. Ai ka nënvizuar se situata është e keqe dhe kjo kërkon që Vladimir Putin dhe Donald Trump të negociojnë me njëri-tjetrin. Sipas tij liderët po sillen si të paaftë.

Gorbaçov ka paralajmëruar se këto lëvizje të pamatura mund të çojnë në një konflikt real në terren.

“Jam i alarmuar. Situata nuk ka qenë kaq e keqe prej një kohe të gjatë dhe jam i zhgënjyer me mënyrën sesi liderët botërorë po sillen. Ne po shohim prova të paaftësisë për të përdorur mekanizmat diplomatikë. Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë për Interfax, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1991.

Duke kujtuar takimet me Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, takime që i dhanë fund Luftës së Ftohtë, Gorbaçov thotë se Trump dhe Putin duhet të ndjekin këto modele.

“Pikërisht sepse Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip të krizës, liderët e tyre duhet të takohen. Ata duhet të takohen diku në mes të distancës mes dy vendeve, për negociata 1 apo 2-ditore, ku të përfshihen edhe ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes”, thotë Gorbaçov.  

Më tej ai pohon:

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...