×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Rekrutonin terroristë për në Siri, 7 të dënuar në Serbi

E mërkurë, 11 Prill 2018 17:15

Një gjykatë në Beograd dënoi shtatë persona me nga 7.5 deri në 11 vjet heqje lirie nën akuzat për financim dhe ndihmë në rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik në Siri.

Ky është vendimi i parë i tillë që përfshinë shtetas serbë të dyshuar për ndihmë ndaj militantëve islamikë dhe pjesërisht rrjedh nga një ligj i vitit 2014 që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Serbisë në konflikte jashtë vendit. Procesi gjyqësor kishte filluar në vitin 2015.

Nën të njëjtin ligj gjykatat serbe kanë dënuar 28 serbë që kishin luftuar në krah të kryengritësve pro rus në Ukrainë, shkruan Zëri i Amerikës.

Tre nga burrat e dënuar sot janë gjykuar në mungesë. Abid Podbiçanin u dënua me 11 vjet heqje lirie me gjithë njoftimet se mund të jetë vrarë në Siri në vitin 2015, ndërsa Goran Pavloviç dhe Rejhan Plojoviç, që janë në arrati, u dënuan me nga dhjetë dhe 9 vjet e gjysme heqje lirie.

Sipas akuzës që të shtatët ngarkohen për “komplot për të kryer sulme terroriste, financimin, rekrutimin dhe trajnimin e të tjerëve, si dhe … për nxitje publike të terrorizmit”.

Sipas akuzës ata në Serbi, në rajon por edhe në vendet e Evropës perëndimore kanë mbledhur para dhe kanë financuar shkuarjen e qytetarëve të Serbisë në kampe stërvitjeje e më pas në zonat e luftës.

Po sipas akuzës ata në fillim të vitit 2013 vunë kontakt me grupin militant ISIS dhe Frontin Al Nusra, organizata që Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar terroriste.

Sead Plojoviç, Tefik Mujoviç, Izudin Cërnovërshanin dhe Ferhat Kasumoviç u dënuan me nga 7 vjet e gjysmë deri në 11 vjet heqje lirie.

Të gjithë të dënuarit mohuan akuzat dhe mund të apelojnë vendimin në një gjykatë më të lartë.

Një numër shtetasish serbë të përkatësisë fetare myslimane Sanxhaku, rajon në jugperëndim të Serbisë, kanë shkuar në Siri për të luftuar në radhët e grupit militant Shteti Islamik.

Rreth 900 qytetarë nga vendet e Ballkanit, Bosnja, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Shqipëria i janë bashkuar konfliktit në Siri, përkrah ISIS-it dhe grupe tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...