Turqia mesazh SHBA-së: Gulen për ne, njësoj si Bin Laden për ju

Premte, 22 June 2018 09:08

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, është për Turqinë ashtu siç është Osama bin Laden për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA gjatë vizitës në zyrën e agjencisë së lajmeve në Yozgat, Bozdağ tha se mbajtja pezull e kërkesës për ekstradimin e Gülenit në Turqi është qëndrim politik. “Dosjet rreth kërkesës së Turqisë për ekstradim janë duke pritur prej më shumë se dy vitesh. Këto dosje nuk i kanë dërguar në proces gjyqësor. Kjo është absolutisht një qëndrim politik, është akt administrativ”, tha Bozdağ. Bozdağ shtoi se gjyqësori turk është i pavarur dhe askush nuk ka fuqi të ndikojë në të. Siç tha ai, në këtë drejtim do të respektohet edhe vendimi i gjykatës në hetimin ndaj Andrew Brunson, priftit amerikan i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

“Ne duam që organet gjyqësore të japin vendim në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s. Nëse merret vendim kundër nesh, atëherë në e dërgojmë atë në një instancë më të lartë gjyqësore. Por autoritetet amerikane këmbëngulin që atë ta mbajnë në Departamentin e Drejtësisë, e zgjasin procesin duke shpikur arsyetime. Në Turqi nuk ka proces administrativ ndaj priftit Brunson. Ne kryejmë një proces të plotë gjyqësor”, tha Bozdağ.

“Çfarë është Osama bin Laden për popullin amerikan dhe SHBA-në, i njëjtë është kryeterroriste për Turqinë dhe popullin turk. Me çfarë sysh do ta shikonte SHBA dhe populli i saj Turqinë në qoftë se ajo do mbronte Osama bin Ladenin ashtu sikurse SHBA mbron FETO-n? Shpresoj që zyrtarët amerikanë të mos e vazhdojnë këtë qëndrim”, shtoi zëvendëskryeministri i Turqisë. Ndryshe, FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

 

 

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 09:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...