Ngordh gorrilla më e famshme në botë në moshën 46-vjeçare

Premte, 22 June 2018 12:41

Koko ngordhi këtë të martën në Woodside, Kaliforni në qendrën “The Gorilla Foundation” e ngritur dhe e drejtuar nga Francine Penny Patterson. Gorrilla ishte 46 vjeç dhe ndoshta ekzemplari më i famshëm i llojit të vet. Sipas Petterson-it, Koko ishte e aftë të komunikonte me njerëzit duke përdorur rreth 1000 shenja. Gjithashtu kuptonte 2000 fjalë në anglisht. Fondacioni do të vazhdojë të nderojë Kokon dhe do të vazhdojë me misionin e vet dhe me projekte të reja. Koko lindi në 1971 në kopshtin zoologjik të San Francisco-s, në moshën më pak se një vjeç e ndanë nga e ëma, e cila duhej të kurohej për një sëmundje. Në atë moment hyn në jetën e saj Patterson, psikologia, studente doktorature në atë periudhë, e cila kërkonte të studionte aftësitë e shimpazeve për të folur përmes shenjave. Ajo arriti të bindte kopshtin zoologjik që ta merrnin Kokon për ta studiuar. Në pak kohë Penny arriti t’i mësonte një version të përshtatur me gjuhën e shenjave, të emërtuar si gjuha e shenjave për gorillat.

Në këtë mënyrë komunikonin. Psikologia i thoshte gjëra, ajo i mësonte dhe mund t’i përgjigjej. Lidhja u bë kaq e ngushtë, sa Patterson adoptoi Kokon si vajzën e saj. Në moshën 7 vjeçare doli në “National Geographic”  me një foto që vetë ajo e kishte shkrepur duke marrë si objektiv një pasqyrë. Në një publikim Patterson shpjegonte se përpos se kuptonte gjuhën, gorrila ishte e aftë të shprehej përmes emocioneve të thella dhe komplekse. Këto pohime u diskutuan nga specialistë të tjerë në sjelljen e kafshëve që i përjashtojnë aftësitë reale të majmunëve për të kuptuar gjuhën e shenjave. Herbert Terrace, shkencëtar, ka realizuar një eksperiment të ngjashëm me një shimpaze të quajtur Nim dhe mbërriti në përfundimin se ajo që bëjnë këto kafshë është të kopjojnë lëvizjet e njerëzve. Përpos këtyre kundërshtive, Koko u bë e famshme për takimet e saj me njerëz të famshëm, mes të cilëve shquhen aktori Robin Williams dhe Flea, basistin e Red Hot Chili Peppers.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...