E çuditshme/ 250 priftërinj kërkojnë armë zjarri

Premte, 22 June 2018 17:53

Më shumë se 250 udhëheqës fetarë në Filipine kanë kërkuar leje për të zotëruar armë, mes rritjes së vrasjes së priftërinjve.

Zyrtarët më të lartë katolikë, kërkojnë që kleri të jetë gati të “përballet me vdekjen dhe rrezikun” pa pasur nevojë për armë.

“Ne kemi marrë 246 kërkesa për leje për mbajtjen e armëve të zjarrit jashtë vendbanimit nga 188 priftërinj dhe 58 shërbyes, predikues dhe pastorë”, tha të mërkurën shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve (PNP) Oscar Albayalde.

Albayalbe tha se ai mbështeti idenë e armatosjes së fesë për sa kohë që ata ishin të kualifikuar për të mbajtur një licencë armësh. Zyrtari tha se policia ishte e gatshme të ofronte trajnime të nevojshme për priftërinjtë, duke kërkuar të përmirësonin aftësitë e tyre “të gjuajtjes”.

Jo të gjitha aplikacionet janë vlerësuar ende, tha shefi i policisë, dhe mbetet e paqartë nëse të gjithë ata që aplikonin për licenca morën kërcënime me vdekje.

Së fundmi Filipinet kanë parë një rritje të dhunës ndaj figurave fetare, me tre priftërinj katolikë të vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit. Viktima e fundit, Fr Richmond Nilo, u qëllua më 10 qershor në një kishëz në qytetin e Zaragozës. Të paktën gjashtë persona dyshohen për vrasjen e tij, një prej tyre është arrestuar.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...