Në Gjermani do të ketë edhe një gjini të tretë, ja si do të quhet

E mërkurë, 15 August 2018 18:48

Ata pritën për një kohë të gjatë, së shpejti do ta përjetojnë: njerëzit ndërseksualë, që nuk janë as meshkuj, as femra, do të mund ta regjistrojnë identitetin e tyre në regjistrin e lindjes.

Kabineti qeveritar gjerman vendosi për një projektligj, i cili krahas opsionit "mashkullor" dhe "femëror" për gjininë e njeriut parashikon edhe opsionin "i ndryshëm" (divers). Koalicioni i madh në pushtet në Gjermani zbaton në këtë mënyrë një vendim të Gjykatës Kushtetuese gjermane të vitit 2017.

Sipas këtij vendimi, sistemi aktual shihet si shkelje e së drejtës së personalitetit dhe e ndalimit të diskriminimit të përcaktuara në Ligjin Themelor (Kushtetutë). Deri në fund të 2018-ës, ndryshimi ligjor duhet të jetë vënë në jetë.

"Pak dinjitet dhe identitet pozitiv"

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley (SPD) tha për këtë: " Modernizimi i ligjit për gjendjen civile është një hap që duhej të qe bërë prej kohësh". Asnjë njeri nuk lejohet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij seksual. Me opsionin shtesë "i ndryshëm", njerëzve të cilët nuk ndihen se i përkasin një gjinie "u jepet pak dinjitet dhe identitet pozitiv".

Është planifikuar një ligj pasues

Hapi tjetër, tha ministrja Barley është eleminimi me shpejtësi i rregullave të tjera jo aktuale, si për personat ndërseksualë, ashtu edhe për ata transseksualë. Sipas ministres Federale të Familjes, Franziska Giffey (SPD), në vjeshtë do të nisë në Gjermani procedura për reformimin e ligjit për transseksualët.  

Ekspertizave me detyrim për identitetin gjinor të njerëzve "thjesht u ka ikur koha". Giffey e bëri të qartë se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi ta jetojnë identitetin e tyre seksual dhe orientimin e tyre seksual të lirë dhe ta përcaktojnë vetë atë.

/DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...