Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit

E Enjte, 08 November 2018 18:22

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë që janë vrarë dhe persekutuar nga regjimet totalitare komuniste. Mesazhi presidencial erdhi në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit.

“Ne rikonfirmojmë gjithashtu mbështetjen tonë të palëkundur për ata që kërkojnë paqe, mirëqenie dhe liri kudo në botë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga Revolucioni Bolshevik në Rusi në vitin 1917, vazhdon deklarata, ne kemi qenë dëshmitarë të ideologjisë tiranike komuniste: makthit, shtypjes dhe vdekjes.

Viktimat e këtyre mizorive “janë një dëshmi e heshtur e faktit të pamohueshëm se komunizmi dhe ndjekja e tij, do të jenë gjithmonë shkatërruese për shpirtin njerëzor dhe për begatinë e njerëzimit”.

Presidenti tha se në këtë ditë “ne kujtojmë ata të cilëve u janë mohuar bekimet e mëdha të jetës, lirisë dhe lumturisë nën regjimet komuniste”.

“Së bashku ne mbajmë zi për humbjet e pashembullta që shumë kanë vujatur nën komunizëm dhe rikonfirmojmë angazhimit për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe mundësive për të gjithë”. VOA

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...