Kush është Prokurori i Përgjithshëm në detyrë në SHBA, Matthew Whitaker

E Enjte, 08 November 2018 18:24

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker, ka shërbyer si shef i stafit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, që nga tetori 2017-s.

49-vjeçari ka lindur në Des Moines të Aiovës, ku është diplomuar për drejtësi.

Në vitin 2004 ish-presidenti Xhorxh W. Bush e emëroi atë prokuror të këtij shteti. Ai ka kandiduar, por pa sukses për një vend në Senatin amerikan në vitit 2014.

Matthew Whitaker pritet të mbikqyrë hetimin që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në lidhje me dyshimet nëse zyrtarë të fushatës presidenciale të zotit Trump bashkëpunuan me Rusinë në mënyrë të fshehtë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Presidenti Trump u përpoq të pengonte drejtësinë.

Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Drejtësisë vitin e kaluar zoti Whitaker e ka kritikuar hetimin që po kryen zoti Mueller. Gjatë një dalje të tij në rrjetin televiziv CNN ai ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm gëzon autoritetin t’i ulë buxhetin zotin Mueller dhe të ndalë hetimin që ai po kryen. Në një shkrim të tij ai shprehej gjithashtu se mendon se hetimi i zotit Mueller ka shkuar shumë larg dhe se financat e zotit Trump duhet të jenë të kufizuara për Prokurorin e Posaçëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...