×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryebashkiakja e Romës rrezikon dënimin me burg

Premte, 09 November 2018 22:54

Prokurori publik i Romës ka kërkuar këtë të premte një dënim me 10 muaj burg për kryebashkiaken të kryeqytetit italian, Virginia Raggi, mbi akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

Raggi, e cila u bë e para kryebashkiake femër e Romës në vitin 2016 dhe që i përket lëvizjes “5 yjet”, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në bashki.

Vëllai i Marras, Raffaele Marra ka qenë më parë kreu i personelit të Bashkisë së Romës, i cili shihej di krahu i djathtë i Raggit dikur, por që tashmë përballet me akuza të veçuara për korrupsion, të cilat i përkasin periudhës para se Raggi të zgjidhej kryebashkiake e Romës.

Hetuesit thonë se kanë prova se, Raffaele Marra fshihet pas emërimit të vëllait të tij. Por, vëllai me ndikim ka kaluar disa muaj në burg tashmë, e përballet me një dënim prej 4 vitesh e gjysmë.

Avokati mbrojtës i Raggit do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë. Në Itali, gjithsesi, dënimet me më pak se dy vite burgim zakonisht pezullohen.

Por, problemi qëndron se rregullorja e partisë së Raggit (5 yjet) përcakton se çdo anëtar i lëvizjes duhet të japë dorëheqjen nga pozicionet publike, edhe në rastet kur dënohet me afate më të shkurtra kohe, përfshi këtu edhe shkeljen e parë penale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...