Pajisje shpërthyese para shtëpisë së prokurorit të Gjykatës së Lartë

Tuesday, 13 November 2018 09:18

Policia greke është vënë në alarm që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga një pajisje shpërthyese e vendosur para banesës së zëvendësprokurorit Publik të Gjykatës së Lartë, Isidor Ntogiakos.

Policia u sinjalizua nga një telefonatë e mbërritur rreth orës 03.54 në zougla.gr nga një person anonim, i cili paralajmëroi se një pajisje shpërthyese do të aktivizohej në rrugën Adramythounë Byron brenda  20 minutave.

"Nuk është një mashtrim," tha ai.

Menjëherë forca të shumta mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën. Dhe në fakt paralajmërimi rezultoi i vërtetë.

Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv konstatoi gjatë kontrollit një bombë të improvizuar në një tenxhere, e cila ishte montuar në një motor që gjendej i parkuar jashtë ndërtesës në të cilën banon zëvendësprokurori. 

Pajisja fatmirësisht nuk shpërtheu, ndoshta për shkak të një gabimi në lidhjen e saj. Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv arriti ta neutralizojë atë pa një shpërthim të kontrolluar, gjë që lehtëson punën e specialistëve të laboratorit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për aktin. Por nisur nga metodologjia e përdorur dhe ngjashmëria me raste të tjera në të kaluarën dyshimet bien mbi organizatën anarkiste greke "Komploti i bërthamave të zjarrit".

Mediat greke i referohen 30 dhjetorit të 2010, ku anëtarët e organizatës vendosën një pajisje shpërthyese në një kuti jashtë gjykatës administrative në Louizis Riankour.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...