Protesta masive kundër orës verore në Marok

Tuesday, 13 November 2018 11:41

Në Marok e mendojnë ndryshe nga disa vende të tjera ndërrimin e orës. Me mijëra nxënës protestuan për të tretën ditë rresht, kundër vendimit të qeverisë për të mbajtur orën verore edhe në këtë kohë të vitit.

Atyre u duhet të ngrihen tani që pa gdhirë për të shkuar në shkollë. Kjo ka bërë që vendimi i ekzekutivit, i cilësuar si “i turpshëm” dhe një “farsë”, të nxisë demonstrata në disa qytete të ndryshme të vendit. Ankesa nuk mbërrijnë vetëm nga nxënësit.

“Këtë javë, nxënës, mësues, punonjës të disa industrive, të gjithë po protestojnë ndaj lëvizjes së qeverisë. Njerëzit që drejtojnë vendin duhet t’ua vënë veshin kërkesave të popullit”, tha Hicham Chouladi, anëtar i shoqatës islamike “Adl Wal-Ihsane”.

Qeveria marokene vendosi më 26 tetor të braktiste planet për kthimin e orës dimërore, me arsyetimin se kjo do të ndihmonte të shpëtohej “një orë dritë naturale”.

Një hap i tillë, sipas saj redukton edhe konsumin e energjisë elektrike. Vendimi i minutës së fundit befasoi shumëkënd e shkaktoi sa indinjatë, aq edhe konfuzion, duke qenë se pajisjet elektronike të shumë marokenëve u kthyen automatikisht në orën dimërore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit tha për çdo rast se shkollat ishin autorizuar të rregullonin oraret e tyre “sipas nevojave të çdo rajoni”.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...