Gruevski ka ikur në Hungari?

Tuesday, 13 November 2018 15:56

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të hënën duhej të paraqitej në burgun e Shuto Orizares, pas dënimit me dy vjet burg nga „PSP“ për rastin „Tank“.

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruesvsi ka postuar në ë faqen e Facebook një status, por ende nuk është konfirmuar nëse ai vërtet është bërë nga Gruevski. Në këtë status thuhet: "Në ditët e fundit kam marrë kërcënime të panumërta për jetën. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze", shkruan Nikolla Gruevski në faqen e ti personale në Facebook.

Autoritetet janë duke kërkuar Gruevskin, kundër të cilit është shpallur edhe fletëarrest ndërkombëtar. Njësitë policore e kanë kërkuar edhe në selinë e partisë së tij VMRO/DPMNE. Ato njëkohësisht po verifikojnë edhe autenticitetin e mesazhit në rrejtet sociale. Mesazhi i Gruevskit përfundon me premtimin që "gjithmonë do të mbetet besnik në çështjen e Maqedonisë. Kurrë nuk do të heq dorë."
Gruevski u dënua me dy vjet burg në rastin "Tank" për blerjen e një Mercedesi luksozë me vlerë 570 mijë Euro. Prej të hënës (12.11.2018) policia e Maqedonisë është në kërkim të ish-kryeministrit, sepse ai nuk është paraqitur ditën e hënë, për të filluar vuajtjen e denimit me burg në Shuto Orizare në Shkup.

Nikolla Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 deri në vitin 2017, ai është i akuzuar gjithashtu edhe në katër raste të tjera, të cilat drejtohen nga Prokuroria Publike Speciale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...