Britania dhe vështirësisë për daljen nga BE-ja

E mërkurë, 14 November 2018 17:39

Kryeministrja britanike Theresa May u përpoq të mërkurën të bindë kabinetin e saj për një projekt marrëveshje për daljen e Britanisë nga BE-ja, pasi negociatorët britanikë e përfunduan pas shumë muajsh bisedimesh të lodhëshme me homologët e tyre të Bashkimit Evropian.

Por projekti prej 500 faqesh mbetet një burim mosmarrëveshjesh të thella brenda partisë konservatore dhe gjithashtu në parlamentin e vendit, i cili do të ketë fjalën përfundimtare nëse do ta miratojë atë. Ndërsa lajmi doli të martën se për një variant u ra dakord, përkrahësit e vijës së ashpër të daljes nga BE-ja rreshtuan për të sulmuar marrëveshjen e propozuar me ish ministrin e jashtëm britanik Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen më parë këtë vit, duke u kërkuar ministrave të tjerë të bashkohen me të në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes. Partitë kryesore të opozitës britanike gjithashtu njoftuan mospranimin e marrëveshjes, e cila ende nuk është publikuar. Marrëveshja, nëse miratohet nga kabineti dhe më pas nga parlamenti britanik, do të parashikonte që Britania të mbetet në një bashkim doganor për disa vjet me BE-në pasi të dalë zyrtarisht nga blloku në mars, por me një rrugë të paqartë ligjore për të hequr dorë nga marrëveshja doganore, ndërkohë që marrëveshja më e plotë tregtare është duke u negociuar.

Mbetja në një bashkim doganor lejon Britaninë dhe BE-në të shmangin futjen e kontrolleve doganore përgjatë kufirit që ndan Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës dhe gjithashtu do të lejonte "tregti pa frikë" midis Britanisë dhe partnerëve të saj të mëparshëm në BE-së.

Por kritikët thonë se kjo do ta kthejë Britaninë në statusin e një "shteti vasal" duke kërkuar që ajo të pranojë pakushte rregullat dhe rregulloret e BE-së. Kjo gjithashtu do të bllokonte Britaninë nga nënshkrimi i marrëveshjeve tregtare me vendet e tjera, ndërkohë që një marrëveshje tregtare përfundoi me BE-në, e cila vetë mund të zgjasë tre apo katër vjet ose edhe më gjatë. Arritja e marrëveshjeve të tregtisë në mënyrë të pavarur me vendet jo anëtare të BE-së ishte një pikë kryesore për të bindur shumë britanikët për të votuar për daljen nga BE-ja gati dy vjet më parë në një referendum për të hequr dorë nga anëtarësimi në BE. "Nuk ka ku të shkojë më keq," tha Boris Xhonson të martën për gazetarët në korridoret e Dhomës Britanike të Komuneve. Përkrahës të

tjerë u bashkuan me të për të denoncuar marrëveshjen e propozuar, të cilën ata janë të vendosur për ta sabotuar që të nos miratohet, thonë ata.

"Për herë të parë në një mijë vjet në këtë vend, ky parlament nuk do të ketë fuqi mbi ligjet që qeverisin këtë vend. Është një gjendje mjaft e pabesueshme", shtoi Boris Johnson. "Kryeministrja ka arritur një marrëveshje jo vetëm dorëzimi në Bruksel, por edhe më keq, Britania do të jetë një shtet skllav", tha ligjvënësi konservator Jacob Rees-Mogg. Ardhmëria e Konservatorëve në balancë Rreziqet nuk mund të jenë më të larta për kryeministren Theresa May. Drafti i marrëveshjes, fati i kryeministres në këtë post si dhe jetëgjatësia e qeverisë konservatore janë të gjitha në peshore. Pasojat e procesit për të marrë miratimin e projekt marrëveshjes janë të vështira për t'u menduar dhe mund të sjellë fundin e kryeministres, të qeverisë

konservatore dhe madje vetë Brexit. "Askush nuk e di se ç’do të ndodhë," thotë ligjvënësi labourist Chuka Umunna. Qeveria e pakicës të zonjës May në Dhomën e Përfaqësuesve mbështetet në votat e një grusht ligjvënësish nga një parti e Unionistëve protestantë, e cila gjithashtu është kundër propozimit. Pa mbështetjen e partisë Bashkimi Demokrat dhe ndërsa përballet me një kundërshtim të pashmangshëm nga dhjetra ligjvënës konservatorë, kryeministrja May do të duhet të bindë ligjvënësit e opozitës që të votojnë përtej vijave partiake duke argumentuar se marrëveshja e saj është më e mira që Britania mund të marrë. Votimi i dytë? Por një numër gjithnjë e më i madh ligjvënësish të opozitës janë duke u bashkuar me lëvizjen e Votës Popullore, e cila po bën thirrje për një referendum të dytë të Brexit. Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë

se shumica e votuesve tani, sidomos në zona labouriste, shumë prej të cilëve kanë votuar në qershor 2016 për Brexit, tani duan që Britania të mbajë anëtarësimin në BE, duke u frikësuar nga pasojat ekonomike. Por edhe para se të kërkojnë mbështetjen e parlamentit muajin e ardhshëm për projektin e bashkimit doganor, Thereza May duhet të bindë kabinetin e saj për ta mbështetur atë - dhe kjo nuk është gjë e sigurt. Të martën - përpara një takimi të plotë të kabinetit të thirrur për të mërkurën pasdite – zonja May ndoqi shembullin e paraardhëses së saj konservatore Margaret Thatcher, e cila në vitin 1990 i thirri ministrat një nga një për t’i bërë të përgjegjshëm dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por taktikë nuk dha rezultat dhe zonja Thatcher u detyrua të jepte dorëheqjen. Ish udhëheqësi konservator Iain Duncan Smith parashikon se ditët e kryeministres May do të jenë të numëruara nëse nuk arrin të ndryshojë rrugën dhe të vendosë të mos ndjekë një ndarje të plotë nga BE". Nëse kabineti pajtohet, partia me siguri jo", thotë ai. Ligjvënësit konservatorë

që duan që Britania të mbetet në BE gjithashtu po e kundërshtojnë publikisht projekt-marrëveshjen, duke e vendosur kryeministren në pozitë të ngushtë politike.

Ministrat mbështetës ishin vënë nën presion të fortë nga përkrahësit e vijës së ashpër në orët para mbledhjes së kabinetit për të kundërshtuar marrëveshjen. Ata fajësuan nxjerrjen e një dokumenti të BE-së që përshkruante një strategji për të detyruar Britaninë të pranonte pikat që rregullojnë ndihmën shtetërore, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve. Në një shënim për ambasadorët e BE-së, Sabine Weyand, një zëvendës negociator i BE-së, tha se bashkimi doganor do të përbëjë bazën për marrëveshjen e tregtisë së ardhshme të Britanisë me BE-në. “Britanikët duhet të harmonizojnë rregullat e tyre, por Bashkimi Evropian do të mbajë të gjitha kontrollet. Britania e Madhe dëshiron më shumë nga marrëdhënien e ardhshme, kështu që BE-ja vendos kushtet, "shkruan zonja Weyand.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...