Ndahet nga jeta 'babai' i armëve bërthamore në Kinë

Diel, 18 November 2018 12:42

Një fizikan bërthamor, i njohur si një nga figurat kryesore të gjithë programit të armëve bërthamore në Kinë, është ndarë nga jeta.

Cheng Kaijia jetoi për jo më pak se një shekull dhe vdiq në moshën 100 vjeçare.

Njeriu, që ndihmoi Kinën të bëhej pronar i armëve më vdekjeprurëse dhe më shkatërrimtare në tokë, u nda nga jeta në mënyrë paqësore në Pekin të shtunën, tre muaj pasi festoi 100 vjetorin e lindjes.

Fizikani është angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin, zhvillimin dhe testimin e bombave të para bërthamore kineze në nivelet "teorike, teknologjike dhe metodologjike", sipas Fondacionit HLHL, një OJQ me qendër në Hong Kong që i jep shpërblime shkencëtarëve kinezë.

Ai në veçanti zgjidhi një nga problemet kryesore të zhvillimit të bombës bërthamore duke shpjeguar dhe krijuar një model teorik të mekanizmit të shpërthimit të brendshëm të bombës atomike.

Cheng gjithashtu llogariti temperaturën dhe presionin në një epiqendër të një shpërthimi bërthamor në vitin 1960.

Ai kreu këtë detyrë komplekse me dorë pa përdorur asnjë hardëare kompjuterik, që nuk ekzistonin në Kinë në atë periudhë.

Katër vjet më vonë, Kina testoi bombën e parë bërthamore.

Cheng mori pjesë në atë provë, si dhe në testet e bombës me hidrogjen të Kinës në vitin 1967.

Pekini i dha çmimin më të lartë të shkencës në Kinë në vitin 2014 dhe nderin më të lartë ushtarak në 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...