BE do krijojë një mekanizëm për të bllokuar blerjet kineze

Diel, 18 November 2018 16:36

Bashkimi Europian po përgatit rregullat për të parandaluar investimet e huaja që kërcënojnë sigurinë kombëtare, ndërkohë që blerjet kineze kanë shtuar tensionet politike. Negociatorët që përfaqësojnë qeveritë e Bashkimit Europian dhe Parlamenti, pritet të bien në dakordësi mbi një projektligj, që skanon investimet e huaja direkte javën e ardhshme, sipas përfaqësuesve nga Franca.

Sipas burimeve, zyrtarët kanë rënë dakord për 95% të planit dhe objektivi është zgjidhja e mospërputhjeve për pjesën e mbetur, që përfshin çështjen me ndjesi politike si përmasa e veprimeve që shtetet mund të ndërmarrin për investimet e huaja direkte me vendet partnere. Sipas Bloomberg, investimet e huaja direkte të Kinës në Bashkimin Europian arritën në 35.1 miliardë euro në vitin 2016, ndërkohë që e anasjellta preku vetëm 7.7 miliardë. Në perëndim janë shtuar shqetësimet mbi sigurinë kombëtare nga investimet e huaja, kryesisht nga Kina.

Vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump bllokoi investitorët kinezë në blerjen e një kompanie që prodhon çipe ndërsa Gjermania nisi të mbrojë teknologjitë me rëndësi të lartë, pas blerjes së prodhuesit të robotëve Kuka, nga firmat kineze. Komisioni Europian propozoi në Shtator të vitit të kaluar që të zhvillojë një mekanizëm për investimet e huaja direkte.

Ligji do të krijojë një mekanizëm të alarmit për investimet e ardhshme në Europë dhe një databazë të centralizuar për investimet që ndodhin pasi sistemi të bëhet efektiv. Sipas komisionit, qëllimi është të ndalohen kërcënimet e jashtme ndaj infrastrukturës kritike, përfshirë energjinë, transportin dhe industrinë financiare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...