Probleme me Nissan-in, arrestohet shefi i saj

Hënë, 19 November 2018 17:00

Shefi ekzekutiv i kompanisë së automobilëve, 'Nissan', Carlos Ghosn, është arrestuar pasi një hetimi dhe ku u dol në përfundimin se për disa vite me radhë ka fshehur të dhënat financiare si dhe i ka manipuluar ato para aksionerëve.
Ghosn është arrestuar pas një sërë hetimesh ku është gjetur se ai ka përdorur personalisht asetet e kompanisë. CNN shkruan se bashkë me të u arrestua edhe një tjetër anëtar i bordit drejtues të kompanisë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Ghosn.
'Mitsubishi', bashkë me 'Nissan' dhe 'Renault' përbëjnë aleancën më të madhe globale të makinave. Këto tre kompani kanë rreth 470 mijë të punësuar në rreth 200 vende të botës.
Kompania ka kërkuar ndjesë para aksionerëve dhe menjëherë policia ka shkuar dhe e ka arrestuar 64-vjecarin në Tokio.
‘Këta dy burra u arrestuan sot, kjo është ajo që unë di’,-tha CEO i Nissan, Hiroto Saikawa, në një konferencë për mediat.
Pas arrestimit, Saikawa deklaroi se do t'i propozojë bordit drejtues të Nissan që të hiqet menjëherë Ghosn nga çdo pozicion në kompaninë e tij. Aksionet e kompanisë Renault, ku Ghosn ishte drejtues dhe CEO, ranë me 13%. Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë më herët se qeveria franceze, e cila zotëron 15% të aksioneve të Renault, po vëzhgonte nga afër.
Sipas të dhënave, Nissan e ka paguar Ghosn me një pagë prej 9.7 milionë dollarë gjatë vitit 2017. I lindur në Brazil, Ghosn me origjinë libaneze, e nisi karrierën e tij në Michelinin e gomave franceze në vitin 1978.
Ai nisi punë fillimisht tek Renault në vitin 1996. Kur Renault u bë aleate me Nissan në 1999, ai u vu si zyrtari kryesor i firmës japoneze, duke e ndihmuar kompaninë që të dilte nga një krizë financiare. Nga ai moment mori pseudonimin “Vrasësi i kostove”.
Ai u emërua si CEO i Nissan në vitin 2001 dhe në 2005 u vu në krye të Renault. Kjo e bëri atë drejtuesin e parë në botë, i cili drejtonte dy kompani gjigante në të njëjtën kohë. Kur Nissan bleu 34% të aksioneve të Mitsubishi Motors në vitin 2016, Ghosn e kaloi postin e tij si CEO i Nissan tek Saikawa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...