Kulla e Pizës nuk anon më thuajse fare

E mërkurë, 21 November 2018 13:54

Kulla e Pizës është e qëndrueshme dhe dalë ngadalë po eleminon fare anësinë e saj. Nuk është një shaka, por konkluzioni i profesorëve Salvatore Settis, Carlo Viggiani dhe Donato Sabia, anëtarë të Grupit të Vëzhgimit, pas mbi 17 vitesh observim të lëvizjeve të monumentit të famshëm.

Në 20 vjet, këmbanorja është drejtuar 4 centimetra dhe gjendja e saj është përmirësuar në krahasim me parashikimet e Komitetit Ndërkombëtar të kordinuar nga Michele Jamiolkowski mes viteve 1993 dhe  2001, shkruan tgcom.it.

"Kulla", shpjegon Nunziante Squeglia, docent i gjeoteknikës në Univeristetin e Pizës dhe bashkëpunëtor i Grupit të Vëzhgimit, "që kur ka nisur vëzhgimi mbi të, është drejtuar thuajse gjysëm gradë. Luhatjet tani variojnë mesatarisht gjysëm milimetra në vit, por ajo që ka më rëndësi është stabiliteti në këmbanore, që është më mirë se parashikimet fillestare."

Pas punëve të konsolidimit dhe restaurimit, të projektuara dhe realizuara nga Komiteti Ndërkombëtar, kordinuar nga profesor Jamiolkowski mes viteve 1993 dhe 2001, vepra-simbol i qytetit të Pizës, në marrëveshje me ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit shpjegojnë se "ishte shumë e rëndësishme të ngrihej një grup i tillë për vëzhgimin e kullës".

Grupi mblidhet në Piza çdo tre muaj dhe aktivitetet, konsistojnë në analizën e lëvizjes së kullës, përmirësimin e cilësisë në matje, administrimin e sistemit të monitorimit, promovimin e studimeve dhe kërkimeve të orientuara në njohjen sa më shumë të sjelljes statike dhe dinamike të këmbanores pizane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...