Lideri i “jelekëve të verdhë”: Jemi gati për të formuar një parti të re, ja si do të bëjmë

E mërkurë, 05 December 2018 15:01

Pezullimi gjashtëmujor i rritjes së çmimeve të karburanteve nuk mjafton. Beteja jonë në rrugë do të vazhdojë. Të shtunën do të kthehemi në Paris, si të shtunën e mëparshme dhe atë të mëparshme.” – kështu është shprehur Cédric Guemy, një nga ‘jelekët e verdhë’ që po promovon protestën e cila po trondit Francën.

Pesëdhjetë e një vjeç, drejtues i një kompanie transporti në luginën e Marne, Île de France, afër Parisit, pa të lindë dhe rritet lëvizja e madhe e ‘jelekëve të verdhë’ , i ka ofruar qeverisë një rrugëdalje nga kriza, nëse mund të thuhet. Dje erdhi dhe përgjigjja e Kryeministrit Philippe, pasi Guemi ishte në Asamblenë Kombëtare për të biseduar me deputetët që përpiqen të ndërmjetësojnë. Në një intervistë sipas ilgiornale.it Guemi  tha se ‘jelekët e verdhë’ kishin ngelur të kënaqur nga tërheqja e qeverisë por se nuk ishte e mjaftueshme sepse ato kërkonin anulimin e tatimit të karburantit, hapjen e negociatave për fuqinë blerëse të francezëve dhe rritjen e pagës minimale.
Ai u shpreh se për momentin lëvizja nuk kërkonte zgjedhje të parakohshme por që nuk e përjashtonin si mundësi. Pikë kyçe e intervistës ishte fakti se ishin duke menduar për formimin  një partie të re dhe për objektivat që do të vendosnin. Guemi e krahasoi formimin e kësaj parti me lëvizjen Pesë Yjet. Gjithashtu ai tha se shumë anëtarë të lëvizjes ishin kërcënuar dhe se qeveria nuk kishte bërë asgjë për këtë.
“Njerëzit janë të irrituar sepse nuk mund të jetojnë dot. Çdo gjë është e shtrenjtë. Tatimet janë shumë të larta dhe paga e një francezi mesatar nuk është e mjaftueshme” – u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...