“Letra e Zotit” e shkruar nga Einstein shitet në ankand 2.9 mln $

E mërkurë, 05 December 2018 16:42

Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Einstein, në të cilën ai shtjellon konceptin e tij për fenë, u vendos në një ankand të martën në Nju Jork.

E ashtuquajtura “Letra e Zotit” është shkruar më 1954 u shit për 2.9 milion dollarë.

Fituesi i Çmimit Nobel, atëherë 74 vjeçar, i ka nisur një letër një faqe e gjysmë, filozofit gjerman, Eric Gutkind, në përgjigjje të punës së këtij të fundit.

Kjo letër konsiderohet si deklaratë kyçe në debatin mes shkencës dhe fesë.

“Kjo letër tejet e sinqertë dhe private është shkruar një vit para vdekjes së Einsteinit dhe vazhdon të mbetet koncepti më i artikuluar për pikëpamjet e tij rreth fesë dhe filozofisë”, është thënë nga zyrtarët e organizimit të ankandit.

Letra E Ajnshtajn

Letra-e-Ajnshtajn-268x350.jpg

Në këtë letër, të shkruar në gjuhën gjermane, Einstein diskuton besimin në Zot.

“Fjala Zot për mua është asgjë përveç shprehjes dhe produkt i frikës njerëzore. Bibla është koleksion i legjendave të nderuara, mirëpo megjithatë primitive. Asnjë interpresim, pavarëssisht sa delikat mund të jetë, nuk mund të ndryshojë asgjë për mua (në këtë çështje)”, ka thënë ai në letër.

Kjo nuk është hera e parë që letrat e Einsteinit janë vënë në ankand.

Vitin e kaluar, një shkresë e nisur nga ai drejt një studenti italian të Kimisë që ka refuzuar ta takojë atë, është shitur për 6,100 dollarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...