Athina e Selaniku në flakë, protesta të dhunshme antiqeveritare

E Enjte, 06 December 2018 20:20

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e sulmeve të egra janë shënuar në qendër të Athinës dhe të Selanikut.

Mësohet se një betejë e vërtetë po zhvillohet mes policisë dhe rreth 300 të rinjve në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës, ndërsa thuhet se janë djegur një makinë dhe një pallat. Po ashtu raportohet se anarkistës hedhin bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa ato shpërthejnë pa ndalim në çdo moment.

2564313

Sakaq, në rrugën Sturnari, në Athinë raportohet edhe për një vatër zjarri, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur që të shkojë në zonë për të fikur zjarrin.

 

Aktualisht në Selanik, anarkistë të maskuar janë bërë gati për një sulm të ri nga godina universitare, ku kërcënojnë me bomba molotov kundër policisë. Kjo e fundit ka larguar nga kjo zonë kalimtarët si dhe gazetarët. Kujtojmë se Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Në një lidhje telefonike me News 24, Ira Londo raporton nga Greqia se situata e rënduar vjen nga forcat ekstremiste që kërkojnë të fuqizohen me çdo kusht.

Modifikuar më E Enjte, 06 December 2018 20:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...