Mogherini thirrje Turqisë të ndalë veprimet e njëanshme në Siri

Diel, 16 December 2018 11:17

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të mërkurë se një operacion i ri do të fillojë në ditët në vijim, që do të shënjestrojë pozicionet e milicive të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në lindje të Eufratit. Shefja europiane e Diplomacisë, Federica Mogherini i kërkoi Turqisë që të abstenojë nga çdo veprim i njëanshëm në Siri, ku Ankaraja kërcënon të fillojë një ofensivë të re kundër një milicie kurde të mbështetur nga Uashingtoni.
“Pres nga autoritetet turke që të abstenojnë nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojnë përpjekjet e koalicionit kundër ISIS-it”, theksoi Mogherini.

Duke gjykuar se lufta kundër xhihadistëve të ISIS-it ka hyrë në fazën e saj përfundimtare, Mogherini i bëri thirrje të gjitha palëve që “të përpiqen të presin fundin e humbjes së tyre të shpejtë, që është një objektiv i domosdoshëm për çdo zgjidhje të qëndrueshme ndaj krizës siriane”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...