SHBA mohon pretendimin e Turqisë për Gylenin

Tuesday, 18 December 2018 16:44

Shtëpia e Bardhë mohoi pretendimin e Turqisë se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman Fethullah Gylen që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se "gjatë takimit me Presidentin turk Erdogan në samitin ekonomik të G-20s në Buenos Aires, presidenti Trump nuk bëri ndonjë premtim për ekstradimin e Fethullah Gylenit”.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çaushollu tha më parë në rrjetin televiziv CNBC se zoti Trump i kishte komunikuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se SHBA janë "duke punuar për ekstradimin" e Gylenit dhe "njerëzve të tjerë".

Gyleni jeton në mërgim në Pensilvani. Turqia e akuzon atë për orkestrimin e grushtit ushtarak të shtetit kundër Presidentit Erdogan në vitin 2016.

Gyleni e mohon akuzën, por Ankaraja ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t'a ekstradojnë atë në Turqi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Turqia nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që mbështesin pretendimin e saj kundër Gylenit.

Zoti Çaushollu tha se ai ka parë një hetim "të besueshëm" të FBI-së që tregon se si organizata Gylen i shmanget pagimit të taksave. Zoti Erdogan tha javën e kaluar se qeveria e tij do të fillojë të verë në shënjestër ata që financojnë operacionet e Gylenit.

 

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...