Gjermania shqyrton edhe rekrutimin e ushtarakëve nga vendet e tjera

Premte, 28 December 2018 09:06

A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje.

Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së.  Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opcion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke . “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundeswehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “.

Reagime të përmbajtura

Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj. Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundeswehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”. Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”.  Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.

203,000 ushtarë si qëllim

Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundeswehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182,000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2,500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës „Rheinische Post, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU). Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...