Mediat maqedonase: Gruevski nuk është arratisur nga Shqipëria

E Enjte, 03 Janar 2019 10:35

Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski nuk është arratisur përmes pikave kufitare zyrtare të Shqipërisë, raporton portali maqedonas sdk.mk duke cituar burime nga Prokuroria.

Të dhënat e parahetimit kanë konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka leje zyrtare nga Policia Kufitare në Qafëthanë, Shën Naum, Stenje, Xhepçisht dhe Bllatë, që janë vendkalime zyrtare kufitare. 

Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar në Hungari. Ndërkaq për atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftimi (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1) është çështje e Hungarisë.

Gruevski më 13 nëntor 2018 nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ njoftoi se gjendet në Hungari, ndërsa një javë më vonë tregoi se autoritetet e atjeshme ia kanë pranuar kërkesën për azil.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...