Gjermanët janë më të lumturit që të paguajnë taksa për infrastrukturën

Premte, 04 Janar 2019 14:59

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë shumë më skeptikë se gjermanët.

Njerëz në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ky lajm bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.

Instituti më qendër në Bazel të Zvicrës Basel Institute of Commons and Economics ka publikuar shifra për 14 shtete, për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët për të paguar taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera. Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10.

Gjermania: 7.0

Kamboxhia: 6.7

Austria: 6.4

Kosova: 5.6
Bangladeshi: 5.5

Vendet e tjera ishin Pakistani: 5.2: Afghanistani: 5.2; Nepali: 4.9; Bosnjë-Hercegovina:4.7; Shqipëria: 4.5; Serbia: 4.1; Mali i Zi: 3.9: Brazili: 3.4; Maqedonia 3,2.

Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende, i tha Drejtori i Institutit Alexander Dill Deutsche Welles. Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse "njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike".

Për se do të përdoren këto të dhëna? Instituti e zhvilloi anketimin në një periudhë trivjeçare, i ngarkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të konstatuar pranimin nga njerëzit të shpenzimit të parave publike për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SdG). Është planifikuar që rezultatet për të gjitha vendet të publikohen në muajin mars.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...