Turqi: 137 urdhërarreste ndaj përkrahësve të Gylenit

Diel, 06 Janar 2019 14:22

Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016.

Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhëarreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu dhe televizioni NTV.

Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të "infiltruarve" në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në kontakt me ushtarët aktivë. Në Ankara, sipas agjencisë Anadolu, u kontrolluan 35 ish-ushtarë dhe ushtarë aktivë të marinës.

Qeveria e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen, se ka vënë nën kontroll ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën për të marrë pushtetin në shtet. Që pas tentativës për puç si rrjedhojë janë pushuar nga puna ose janë arrestuar dhjetëra mijëra të dyshuar si përkrahës të Gylenit. Edhe pse kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga puçi i dështuar, praktikisht çdo javë bëhen kontrolle. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...