Marrëveshja e Brexitit votohet javën që e ardhshme, May optimiste

Hënë, 07 Janar 2019 12:24

Burime pranë qeverisë britanike konfirmuan se votimi do të mbahet ne 15 janar, dhe sipas ministrit përgjegjës për shkëputjen nga BE-ja, Kwasi Kwarteng, Theresa May do të dalë fituese.

Votimi duhet të ishte zhvilluar në muajin dhjetor, por kryeministrja u detyrua ta anulonte për shkak të mungesës së mbështetjes për marrëveshjen e arritur prej saj me Bashkimin Europian.

Kwarteng e hodhi poshtë idenë se Downing Street ende nuk i ka numrat e nevojshëm për aprovimin e paktit. “Nuk e pranoj këtë, një jave në politikë mund të jetë një kohë mjaft e gjatë. Ne nuk e dime si është situata me numrat, dimë që kemi një javë kohe dhe që gjërat kanë ka evoluar. Kam shume shpresa se marrëveshja do të marre dritën jeshile”, ka deklaruar ministri.

May përsëriti të dielën se Britania do të përballet me një të panjohur të madhe nëse plani i saj i Brexit-it do të kundërshtohet nga Parlamenti. “Do të shkelim në territor të panjohur, nuk mendoj se është dikush atje jashtë që mund ta pohojë me saktësi se çfarë do të ndodhë”, u shpreh shefja e ekzekutivit britanik.

Britania duhet të largohet nga Blloku Europian në 29 mars, por fakti që May nuk ka arritur të sigurojë mbështetje për ujdinë e saj, ka alarmuar liderë të biznesit e investitorë, të cilët i druhen mundësisë se një Brexiti pa marrëveshje.

Një sondazh i realizuar në muajin shtator tregonte se tani, numri i britanikeve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së është më i madh se ai i atyre që përkrahin shkëputjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...