Greva në aeroportet e Gjermanisë – Anulohen mbi 600 fluturime. Stafi i sigurisë kërkon 20 euro/orë

E Enjte, 10 Janar 2019 15:28

Më shumë se 640 fluturime janë anuluar në Gjermani ditën e Enjte, për shkak të grevave të stafit të sigurisë në aeroportet e Duesseldorfit, Këlnit dhe Stuttgartit.

Personeli i sigurisë po përpiqet t’i ushtrojë presion menaxhimit në negociatat për pagat. Nga 1,054 fluturime të planifikuara, 643 u anuluan, sipas deklaratës së aeroporteve, duke shtuar se janë ndikuar shumë prej pasagjerëve që arrijnë në një mesatare prej 115,000 në ditë, ndërkohë që ka pasur vonesa të mëdha në pikat e sigurisë.

Sindikata e sektorit publik Verdi, ka bërë të ditur se po negocion me punëdhënësit për 23 mijë punëtorë të sigurisë në aeroporte në Gjermani. Negociatat për pagat pritet të rinisin më 23 Janar. Sindikata ka kërkuar një rritje të pagës në 20 euro për orë, përpara taksave. Autoriteti i Aeroporteve ka refuzuar këtë kërkesë, pasi është shumë e lartë.

Pagat variojnë në çdo aeroport dhe në bazë të postit përkatës, e për rrjedhojë, norma fikse e kërkuar do të sillte një rritje tejet të lartë për disa. Sindikata paralajmëroi se prishja e negociatave mund të sjellë greva më të mëdha në aeroportet gjermanë.

Ditën e Hënë, greva në aeroportet Schoenefeld dhe Tegel të Berlinit, sollën vonesa dhe anulimin e mbi 60 fluturimeve.

Klevis Llaha/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...