Salvini: Kjo BE ka dështuar

Premte, 11 Janar 2019 09:45

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, u zotua të revolucionojë Bashkimin Europian, duke paralajmëruar ashpër Brukselin, me pretendimin se euroskeptikët e vërtetë të Europës janë ata që qeverisin bllokun në këtë moment.

Duke folur për “RTL Radio”, zëvendëskryeministri italian argumentoi se Italia është motor i Rilindjes europiane dhe u zotua se do ta kthejë BE-në në misionin e saj fillestar. Sipas britanikes “Express”, Salvini tha se udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur të garantojnë punësim të plotë dhe mirëqenie ekonomike, duke shkelur angazhimin e tyre ndaj Traktatit të Mastrihtit.

“Jam i lumtur sepse Italia është motori i Rilindjes europiane. Dhe nëse arrijmë të japim atë që kemi përcaktuar, ne do të provojmë se armiqtë e Europës, euroskeptikët e vërtetë, janë ata që kanë qeverisur keq shumë vite në Europë. Europa duhet të rizbulojë vizionin e saj origjinal, misionin e saj fillestar për të bërë më pak gjëra dhe t’i bëjë ato mirë, duke garantuar punësim të plotë, siç është përcaktuar në Traktatin e Mastrihtit, duke garantuar mirëqenien ekonomike dhe sociale të popullit europian”, tha Salvini.

Ai shtoi se “do të sfidoj këdo që është duke dëgjuar tani, nga ata që më duan ose jo, të më thonë se kjo burokraci europiane po garanton mirëqenien ekonomike dhe sociale dhe punësimin e plotë. Ne jemi duke punuar për një Europë që shikon përpara, që është më e lirë dhe më respektuese për realitetet kombëtare individuale”.

Salvini, udhëheqës i partisë së skajit të djathtë, “Lega” në Itali, u zotua të formojë një aleancë të re të partive të krahut të djathtë populist të udhëhequr nga “Lega Nord” në Parlamentin Europian, përpara zgjedhjeve të majit 2019.

Sipas mediave italiane, zëvendëskryeministri mori mbështetje të gjerë kur fliste për Brukselin dhe dëshirën e tij për të krijuar një aleancë ndërshtetërore të partive populiste në zemër të komunitetit europian. “Ne do të japim gjakun tonë për një komunitet të ri europian. Ne po bëjmë gjithçka për ta bërë Italinë të madhe përsëri”, tha Salvini. Qarqet diplomatike të Brukselit frikësohen se Europa mund të “ndryshojë për keq” për shkak të strukturave të reja të pushtetit pas zgjedhjeve europiane.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...