Votimi i Brexit ditën e Martë – May: Pasoja katastrofike nëse parlamenti e refuzon!

Diel, 13 Janar 2019 16:40

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka paralajmëruar deputetët se dështimi i planit të saj për të dalë nga Bashkimi Europian, do të përbënte një katastrofë për Britaninë.

Ajo po përpiqet të gjejë mbështetje 2 ditë përpara votimit në parlament, ku pritet gjerësisht të humbasë. Parlamenti pritet të votojë paketën e Brexit të Theresa May ditën e Martë, pas shtyrjes së afatit origjinal që ishte në Dhjetor, ku u bë e qartë se nuk kishte mjaftueshëm mbështetje për të kaluar paketën që negocioi me Brukselin. Theresa May nuk ka fituar avantazh në krahasim me Dhejtorin, por në gazetën Sunday Express bëri të ditur se deputetët nuk duhet të braktisin popullin që votoi për Brexit.

“Kjo do të ishte katastrofike dhe do të thyente besimin në demokracinë tonë. Mesazhi im për parlamentin këtë fundjavë është i thjeshtë: është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë gjënë e drejtë për vendin tonë”, – tha May. Ditën e Premte, ministri i saj i Jashtëm, Jeremy Hunt, tha se Brexit mund të mos ndodhë fare nëse mposhtet marrëveshja e May. Britania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 Mars.

Sunday Times raportoi se rebelët në parlament po planifikojnë të rrëmbejnë kontrollin nga Theresa May javën e ardhshme, në përpjekje për të pezulluar apo vonuar Brexit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...