SHBA “kërcënon” Gjermaninë – Sanksione për firmat që bashkëpunojnë me Rusinë për gazin

Diel, 13 Janar 2019 16:52

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, paralajmëroi se kompanitë e përfshira në projektin rus të gazit, Rrjedha e Veriut 2, do të përballen me sanksione nëse nuk tërhiqen. Presidenti Donald Trump ka akuzuar Gjermaninë se po bëhet rob i Rusisë, për shkak të varësisë ndaj energjisë nga Moska. Ai ka kërkuar ndalimin e gazsjellësit prej 11 miliardë dollarë. Tubacioni, që do të transportojë gazin direkt në Gjermani nëpërmjet detit Baltik, ka nisur konflikte me vendet aleate për shkak se i privon Ukrainës tarifat e majme të tranzitit për gazin rus.

Ambasadori amerikan e shpjegoi çështjen në një letër drejt disa kompanive, sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara. “Letra i kujton çdo kompanie që operon në sektorin e eksportit të gazit nga Rusia, se është nën rrezikun e sanksioneve amerikane”, bën të ditur zëdhënësi, duke shtuar se shtetet europiane kundërshtojnë gjithashtu gazsjellësin. Gjermania dhe disa vende të tjera në Europë, akuzojnë Washingtonin për përdorimin e aktit të sanksioneve që të ndërhyje te politikat e jashtme dhe të energjisë.

Gjermania dhe Rusia kanë qenë në konflikt që prej aneksimit të Ukrainës në 2014-ën. Por vendet kanë pasur interes të përbashkët në projektin Rrjedha e Veriut 2, që do të dyfishojë kapacitetin e tubacionit ekzistues që kalon nga Ukraina. E përditshmja gjermane, Bild am Sonntag, që ishte e para që raportoi letrën, bëri të ditur se SHBA po i bën presion kompanive gjermane.

Sipas zëdhënësve, letra e koordinuar nga disa agjenci qeveritare nuk ka për qëllim që të kërcënojë, por dërgon një mesazh të qartë të politikave amerikane. Gazprom po e zbaton projektin së bashku me partnerë perëndimorë si Uniper, Wintershall, Engie, OMV dhe Shell.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...