Kryeministri grek kërkon votëbesimin e qeverisë pas dorëheqjes së Kammenos

Hënë, 14 Janar 2019 09:31

Kryeministri grek, Alexis Tsipras po bën thirrje për një votëbesim për qeverinë e tij, pasi aleati i tij doli të dielën nga koalicioni qeveritar, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Me largimin e tij nga koalicioni Panos Kammenos e ka lënë kryeministrin pa një shumicë parlamentare dhe shton gjasat për zgjedhje të parakohëshme. Ai dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mbrojtjes dha tha se po i tërhiqte edhe gjashtë ministra të tjerë.

Maqedonia miratoi të premten ndryshime kushtetuese që ia ndryshojnë emrin vendit në Maqedonia e Veriut, sipas marrëveshjes me Greqinë, që do të bënte të mundur hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Por marrëveshja duhet të ratifikohet nga Greqia që të mund të hyjë në fuqi.

Partia Syriza e zotit Tsipras ka 145 vende në parlamentin me 300 vende.

Partia a zotit Kammenos, Grekët e Pavarur me shtatë ligjvënësit e saj, i bënte të mundur shumicën, partisë së kryeministrit.

Zoti Kammenos i hoqi ligjvënësit nga koalicioni, duke thënë se çdo marrëveshje me fqinjin verior të Greqisë, që ka fjalën “Maqedoni” në emër, është e papranueshme, pasi “është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qytetërimin dhe kulturën greke”.

Nëse zoti Tsipras e humb votëbesimin, Greqia do të mbajë zgjedhje të parakohëshme para tetorit kur ishin planifikuar.

Sipas anketave, Syriza është 8-12 pikë prapa partisë konservatore Demokracia e Re.

Kryetari i Parlamentit ka propozuar 16 janarin si datë për votëbesimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...