Tsipras kërkon miratimin e marrëveshjes së Prespës, e depoziton në parlament

Saturday, 19 Janar 2019 21:33

Zhvillimet politike në Greqi ndodhen në pikën më kulmore të tyre, pasi marrëveshja e Prespës është çuar në parlamentin grek mesditën e së shtunës për t’iu nënshtruar proceseve përkatëse deri në miratimin e saj në fundjavë.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka siguruar opozitën e konservatorëve se do të jetë i hapur dhe i duruar në gjithë proceset parlamentare që do të kalojë kjo marrëveshje e nënshkruar nga ai dhe Zoran Zaev, qershorin e kaluar, e cila i ka dhënë fund një konflikti gati 30-vjeçar midis dy vendeve.

Marrëveshja pritet në fillim të marrë aprovimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, më pas të komisionit në parlament dhe në fund të shumicës absolute.

Ndërsa opozitarët e Demokracisë së Re, që kërkojnë zgjedhje të parakohshme para votimit në parlament, vazhdojnë ta quajnë këtë marrëveshje të dëmshme për vendin dhe historinë e tij, duket se deputetë të veçantë të partive të tjera opozitare në parlament do të japin votën e tyre pozitive.

Kështu përveç 145 ligjvënësve të grupit të Syrizës, kryeministri Tsipras do të këtë votat e tre deputetëve të partisë Potami (Lumi), të dy deputetëve nga partia aleate e ish ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe të një deputeti të pavarur.

Por gjithashtu në një intervistë të tij, ish kryeministri Jorgos Papandreu ka pohuar se edhe ai do të votojë pro marrëveshjes, ndërsa në këtë listë mund të shtohen edhe një ose dy deputetë nga socialistët grekë, duke u tejkaluar kështu shumica prej 151 votash.

Klimës së polarizuar politike, ku veçohen kërcënimet ndaj deputetëve që do thonë po në votim, i shtohet edhe tubimi i madh i kësaj të diele në Athinë, që organizojnë shoqata të ndryshme të cilat kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës.

Ndërkohë në një fushatë informimi, sidomos për çështjet e gjuhës dhe nënshtetësisë, për të cilat partitë dhe opinioni publik grek ndajnë mendime të kundërta, qeveria Tsipras do të publikojë në gjithë mediat e së dielës, marrëveshjen e Prespës, që erdhi nga Shkupi pas ndryshimeve kushtetuese të bëra aty nga parlamenti i fqinjit verior të Greqisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...