×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Horoskopi ditor, 4 qershor 2018

Hënë, 04 June 2018 07:51

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 4 qershor 2018. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Po çoni përpara disa strategji shumë interesante të cilat do ju lejojnë që të mbyllni në kohë, disa projekte të rëndësishme. Jini të përqendruar gjatë gjithë kohës, pa lënë mënjanë asnjë detaj. Në dashuri, kjo është një periudhë e mirë, për të bërë zgjedhje të rëndësishme, sidomos nëse keni në plan të hidhni një hap drejt zyrtarizimit të lidhjes.

Demi

Keni nevojë për më shumë aleanca, për të kaluar disa pengesa, të cilat momentalisht po ju mundojnë. Mos u tregoni negativ, pasi kjo sjellje mund t’iu pengojë në gjetjen e zgjidhjeve të vlefshme dhe interesante. 

Binjakët

Kjo e hënë do të jetë mjaft e rëndësishme për të mbyllur negociata me rëndësi, të cilat i keni nisur prej kohësh. Jini më kurajoz dhe mos u stepni në avancimin e propozimeve të reja. 

Gaforrja

Do të jeni mjaft të hutuar dhe kjo për shkak të disa keqkuptimeve në dashuri ose në familje, të cilat nuk do ju lejojnë që të përkushtoheni maksimalisht në projektet e nisura prej pak kohësh. Do të keni disa çështje emergjence, të cilat duhet ti zgjidhni sa më parë.

Luani

Do të jeni mjaft të shqetësuar, për shkak të disa keqkuptimeve që keni patur kohëve të fundit me familjen. Megjithatë mundohuni që të tregoheni sa më diplomatë dhe të hapur për një ballafaqim, si mënyrë për të gjetur zgjidhje të vlefshme. Mos jini shumë të tërhequr në dashuri.

Virgjëresha

Këshillohet që të mos humbni durimin dhe sidomos të ndiqni direktivat e eprorëve tuaj. Gjatë kësaj dite ka disa projekte të cilat do ju lejojnë që të bëni takime të reja. Në dashuri, mundohuni që të jeni më spontan.

Peshorja

Disa kujtime të së shkuarës, do të rikthehen tek ju, duke ringjallur emocione të forta dhe kjo gjë do ju bëjë melankolik. Ndryshimet e kësaj periudhe nuk ju kënaqin, por duhet të bëni durim.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të lini mënjanë të gjitha arsyetimet aspak logjike, sidomos kur flitet për dashurinë. Do të jeni shumë impulsiv, kështu që bëni mirë të kontrolloheni, sidomos në fushën e ndjenjave.

Shigjetari

Do të arrini të merrni rezultate të mira në vendin tuaj të punës dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni propozime interesante, edhe sa i takon roleve profesionale me përgjegjësi të madhe. Në dashuri ka ardhur momenti për të vepruar.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e cila ju fton që të ruani qetësinë, sidomos në momentet ku do të jeni nën trysni. Ky moment sugjeron që të keni më shumë kujdes për veten tuaj dhe formën fizike. 

Ujori

Jeni përfshirë në eksperienca të reja profesionale, të cilat do ju lejojnë që të lëvroni në horizonte të reja, me qëllim arritjen e objektivave që i keni vendosur vetes. Mundohuni të jeni më të vendosur, në mënyrë që të arrini të realizoni një projekt të ri.

Peshqit

Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme, për të rivlerësuar të gjitha nismat tuaja. Do të arrini të shënoni avantazhe të suksesshme. Mundohuni të mos keni shumë pretendime në dashuri ose në familje. 

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 12:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...