Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2018

Diel, 15 July 2018 08:05

Dashi

Disa keqkuptime nga e shkuara do ju shqetësojnë disi sot. Ruani qetësinë sepse është më mirë t’i mbyllni këto biseda sesa t’i shmangeni. Gjithçka do kohën e duhur, dhe pse do jetë pak e lodhshme. Kujdesuni më shumë për financat, pasi kohët e fundit po pësojnë disa lëkundje të ndjeshme.

Demi         

Një ditë e qetë pritet të jetë kjo e sotmja për të gjithë ju të lindurit në shenjën e Demit. Kohën e lirë do preferoni ta kaloni në shtëpi, sepse keni nevojë të çlodheni pas një jave shumë të ngarkuar. Përkushtojuni familjes dhe do e ndjeni veten të realizuar në qëllimet tuaja.

Binjakët

E diela do ju gjejë duke u marrë me përgatitjet e një darke miqësore të planifikuar prej kohësh. Detajet janë dobësia juaj dhe do kujdeseni që gjithçka të jetë perfekte. Do merrni komplimente për punën tuaj dhe do ndiheni të vlerësuar.

Gaforrja

Nuk do jeni në humor shumë të mirë sot ju të lindurit në pjesën e parë të muajit. Disa shaka nga të afërmit nuk do priten mirë dhe do mbani distancë, e cila do vihet re nga të gjithë. Por kjo gjendje nuk do zgjasë shumë. Buzëqeshja do ju rikthehet shumë shpejt, me kthimin e Hënës në shenjën tuaj.

Luani

Yjet janë në favorin tuaj sot. Komunikimi dhe vendosmëria do të jenë pikat tuaja më të forta. Gjithçka që keni më mendje do ta thoni dhe shumë nga planet në vijim do ecin siç ju kërkoni. Ruani vendin tuaj dhe tregoni më shumë kujdes me financat.

Virgjëresha

Falë punës së palodhur, prestigji juaj sa vjen e rritet. Sigurisht që jo të gjithëve u pëlqen kjo gjë, dhe shpesh gjendeni në disa vështirësi. Qetësia dhe dashamirësia juaj reflektohen kudo, dhe ia dilni t’i kaloni pa shumë shqetësim këto pengesa. Dini të heshtni dhe të mos flisni vend e pa vend.

Peshorja

Gjendja juaj emocionale do t’ju ndihmojë shumë t’i riktheheni ekuilibrit tuaj. Disa paqartësi që keni pasur kohët e fundit do të zbehen çdo ditë e me shumë, dhe kjo do reflektojë një ndryshim te ju. Partnerin do ta keni krah për çdo gjë, por tregohuni pak të matur me financat, sepse shpenzimet do jenë të shumta.

Akrepi

Disa rrethana shpesh bëhen shkak për ndryshime të mëdha dhe pikërisht kjo do ndodhë me ju sot. Përpiquni të përfitoni sa më shumë nga ofertat e ndryshme që do ju vijnë dhe merrni kohën e duhur për të vendosur. Ndonjëherë nuk ka kthim pas për zgjedhjet e nxituara. Tregohuni të vëmendshëm.

Shigjetari

Optimizmi dhe entuziazmi do jenë shoqëruesit tuaj më të mirë sot. Lodhja e gjithë këtyre ditëve do finalizohet me një mbrëmje të bukur falë personave shumë të dashur. Gjithë energjia juaj do reflektohet përballë dhuratave që janë përgatitur enkas për ju. Shijoni çdo moment.

Bricjapi

Hëna në shenjen tuaj sot nuk do jetë shumë favorizuese. Do shfaqni një lodhje dhe një mërzitje që vetëm ju do ta kuptoni pse e keni. Të qëndruarit vetëm do t’ju ndihmojë, sepse keni nevojë të vini në rregull të gjitha idetë dhe planet për të ardhmen. Kur ta ndjeni veten gati, shprehjani dhe të tjerëve shqetësimet tuaja.

Ujori

Sot është dita juaj. Shkathtësia në punë do vihet re nga të gjithë, por jo të gjithëve do t’u pëlqejë kjo gjë. Jeni ju që duhet të bindni të tjerët që gjithçka bëni tregon guximin dhe vendosmërinë tuaj. Qëndroni larg disa debateve dhe do jeni më të qetë. Është koha të tregoni vlerat tuaja.

Peshqit

Dëshira juaj për një udhëtim mund të realizohet shumë shpejt, sepse falë punës së palodhur edhe të ardhurat janë disi më të kënaqshme. Flisni me partnerin tuaj për gjithçka dhe çdo gjë do shkojë më së miri.

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 08:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...