Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2018

Premte, 27 Prill 2018 07:57

Dashi

Dielli së bashku me Hënën do t’ju vërë në provë. Do të zbaviten duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë përballë madje edhe keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

Demi

Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese, Duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Binjakët

Do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fortë për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur!

Gaforrja

Urani ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini, gjithashtu, edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.

Luani

Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do të më efikase sesa një linjë veprimi konkret, të qartë dhe të saktë. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndroni larg flirtimeve, që i bëni thjesht për inat.

Virgjëresha

Në mjedisin e punës mund të ndryshojnë disa gjëra. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë. Varet nga vullneti juaj.

Peshorja

Me Plutonin jo shumë miqësor bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni: është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

Akrepi

Neptuni në bashkëveprim me Marsin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!

Shigjetar

Nëse do t’ju duhet të përballeni me tekat e një familjari, jini të duruar. Mos bini pre e nervozizmit dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen me urtësi. Të mendoni mbi atë që duhet të bëni do t’ju ndihmojë të qartësohen për rrugën që doni të vazhdoni të ndiqni.

Bricjapi

Sot do të keni të bëni më shumë më kënaqësinë, sesa me punën. Do t’i zgjidhni çështjet e përditshmërisë me efikasitet për t’u pasur zili. Në çështjet e dashurisë, do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.

Ujori

Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Jepini, pra! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.

Peshqit

Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë një plan të parë për ju, me Saturnin dhe Hënën që bashkëveprojnë duke ju mbështetur. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju, do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 09:27
Më shumë në këtë kategori Horoskopi ditor, e shtunë 28 prill 2018 »
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...