Horoskopi ditor, 1 maj 2018

Tuesday, 01 May 2018 07:55

Dashi

Kjo dite nuk do jete shume e thjeshte për t’u jetuar nga ata qe janë ne një lidhje. Partneri nuk do jete shume i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat dhe kjo do iu zemërojë pa mase. As debatet nuk do mungojnë. Beqaret nuk do tregohen te hapur dhe për këtë arsye do humbin disa mundësi shume te mira për takime. Financat do jene me te organizuara dhe nuk priten probleme.

Demi

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe jeta juaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore. Do qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe do ia plotësoni disa dëshira partnerit. Për beqaret priten disa takime, por vetëm kaq. Financat duhen menaxhuar me inteligjence dhe maturi. Nëse e bëni këtë do keni përmirësime goxha te ndjeshme.

Binjaket

Dite shume e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur me partnerin dhe me mirëkuptim do i zgjidhni disa pengje te mbetura prej kohesh. Beqaret do e kenë shume te vështirë te krijojnë një lidhje sepse nuk do ua mbushin shume mendjen personat qe do takojnë. Për financat do jete dite mjaft pozitive kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër.

Gaforrja

Kujdes me kokëfortësinë gjate kësaj dite sepse është shume e thjeshte te shkatërrosh një lidhje te hershme, por tepër e vështirë për ta ringritur atë. Beqaret nuk do kenë ndryshime ne jetën sentimentale, megjithatë nuk do ndihen keq edhe ashtu si janë. Ndikimi i Merkurit ne planin financiar do jete pozitiv dhe harmonik. Kryeni investimet e menduara prej kohesh.

Luani

Hëna do jete planeti me i favorshëm për dashurinë sot. Do jeni e dy objektive dhe do bëni atë qe është me mire për te dyja palët. Po vazhduat ne këtë rruge shume shpejt do keni ndryshime rrënjësore. Beqaret duhet t’i japin me tepër prioritet jetës sentimentale dhe jo ta lënë pas dore atë. Ne plani financiar nuk duhet ne asnjë mënyrë te rrezikoni me shume sesa duhet.

Virgjeresha

Do keni një dëshirë te papërmbajtshme sot për t’u ndier te dëshiruar dhe kjo mund t’iu çojë ne rruge te gabuar. Mos bëni gabimin ta tradhtoni partnerin nëse ai nuk ua plotëson dot dëshirat. Beqaret do afrohen shume me një person qe kane kohe qe e pëlqejnë. Financat do kenë disa tronditje për shkak se do kryeni me shume shpenzime sesa ua mban xhepi.

Peshorja

Klima ne çift do filloje qe sot te ngrohet dalëngadalë. Do jeni me tolerante me partnerin dhe do pranoni te bashkëpunoni me te. Edhe ai do tregohet i gatshëm t’ua beje qejfin ne çdo moment. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Financat do jene ne gjendje shume te mire nëse vazhdoni te shpenzoni me maturi.

Akrepi

Pritet një përmirësim i ndjeshëm sot ne jetën tuaj ne çift. Do i analizoni mire gjerat para se te veproni dhe nuk do krijohet asnjë hatërmbetje. Beqaret do iu kushtojnë me tepër rëndësi miqve te cilët i kane lënë pas dore dhe nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë. Dijeni se koha ikën shume shpejt. Fale ndihmës se Diellit ne planin financiar situata do stabilizohet.

Shigjetari

Jeni ne një lidhje prej shume kohesh? Sot pritet te rikthehen emocionet e fillimit te lidhjes dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Nuk do iu ike për asnjë moment buzëqeshja nga fytyra. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do mendojnë menjëherë te krijojnë një lidhje me te. Ne planin financiar mos u alarmoni me problemin e para qe do iu dale para.

Bricjapi

Nëse keni kaluar një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, me ne fund do rivendosni paqen dhe do ndiheni me te qete se kurrë. Tregohuni sa me realiste dhe arsyetoni me maturi. Beqaret do dëshirojnë shume te krijojnë një lidhje, por nga ana tjetër një angazhim serioz do i stepe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Shmangni shpenzimet, por edhe huate.

Ujori

Dielli dhe Marsi do jene planetët qe do ndikojnë ne jetën tuaj ne çift dhe do e bëjnë atë me te bukur se me pare. Edhe ju do jepni shume nga vetja juaj qe marrëdhënia me partnerin te jete sa me emocionuese. Dashuritë me shikim te pare nuk do mungojnë për beqaret, prandaj ata duhet te përfitojnë sa te mundnin. Një menaxhim i mire i financave do e përmirësonte shpejt buxhetin.

Peshqit

Do e joshni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do jete mjaft e ngrohte. Ne mbrëmje mendoni për një darke romantike, me qirinj dhe me ndonjë gatim te shijshëm. Beqaret do jene te pavendosur për atë qe duan ne te vërtetë dhe nuk do e kërkojnë dashurinë. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm dhe kjo do iu qetësojë.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 09:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...