Horoskopi ditor, 7 maj 2018

Hënë, 07 May 2018 07:52

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 7 maj 2018.

Dashi

Të pëlqen të jesh një shenjë rebele, pra një person që dëshiron të thotë atë që mendon përballë çdo lloj situate, qoftë edhe përballë situatave kur je e paqartë në argumentet e tua apo dyshimet që nuk gjen qetësi. Në fakt sot, do të zgjedhësh që të heshtësh për dikë apo për gjërat që nuk të pëlqejnë.

Demi

Sot Hëna do të jetë aleati juaj. Do ishte mirë që të ruash qetësinë dhe të mos nervozohesh tepër përballë një situate të pasigurtë, pasi do ju prishej dita dhe do ndikonte në idetë dhe mendimet tuaja. Pranoje këtë situatë në mënyrë që ta nisësh javën mbarë.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë jo e qetë për ju. Provo të jesh e sgurtë në vetvete dhe të mbash larg dyshimet apo mendimet e këqija që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Mëso që të kontrollosh gjendjen tënde të brendshme.

Gaforrja

Kushtojini vëmendje pakujdesive pasi në orët në vijim të ditës së sotme mund të prishin këtë ditë për ju. Kjo pasi Merkuri dhe Venusi do të bëjnë që ju të ndiheni dyshues dhe të pasigurtë ndaj rrethanave të caktuara. Jini të qetë.

Luani

Trego që je në gjendje të nisësh një javë të re (mbi të gjitha profesionale por edhe nga ana personale), në mënyrë intensive dhe të kujdesshme. Lejoni që kjo ditë ti sjellë situata në mënyrë të rastësishme për ju. 

Virgjëresha

Çfarë ndodh me ju kur nuk ndiheni rkejtësisht të sigurtë me veten dhe aftësitë tuaja? Që silleni në mënyrë të dyshimtë, të pasigurtë dhe që gaboni? Ka një këshillë për këtë gjë. Qetësohuni dhe mos mendoni tepër. Veproni pa synuar që gjërat të jenë perfekte. Gjërat e mira do vijnë natyrshëm.

Peshorja

Një e hënë e trazuar kjo ditë e sotme për ju. Do të ndiheni dyshues dhe nuk do ju pëlqejnë gjërat përreth. Megjithatë Hëna do ju vijë në ndihmë në projektet dhe pasiguritë që keni.

Akrepi

Për ju do të jetë një ditë e qetë. Do të dini si të toleroni në situata të paqarta. Prisni një ditë plot dashuri e mirësi.

Shigjetari

Keni pasiguri të brendshmë por si duhet të reagoni ndaj kësaj situate? Thjesht duke pranuar dobësinë tuaj të dukshme dhe për ta kthyer atë në një “armë” të bukur përballë çdo gjëje dhe përballë të gjithëve. Kjo do të ishte zgjedhja e parë e saktë që do të bënit në këtë fillimjavë.

Bricjapi

Dita juaj do të jetë e mirë dhe plot ambicie. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja, ju do të ndiheni krenar për arritjet tuaja. Vazhdoni kështu por kujdes nga lakmitarët.

Ujori

Lejoni që të tjerët të merren me pasiguritë e tyre në mënyrë që ti vetë të kesh një ditë të qetë dhe pa stres. Asgjë nuk ju pengon këtë herë në objektivat tuaja.

Peshqit

Sot do të keni kundër Venusin dhe Neptunin. Një situatë jo e mirë do të bëjë që ju të mos silleni në mënyrë agresive. Në fund të fundit, ju jeni shenja e Peshqve dhe do të përballoni çdo gjë me sukses.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...