Horoskopi për ditën e sotme, 26 maj 2018

Saturday, 26 May 2018 08:07

Dashi

Vështirësi të vogla të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse e dini t’i përballoni shumë mirë me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni që asgjë dhe askush t’ua marrë!

Demi

Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Kur është shtytja emocionale të duhur, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

Binjakët

T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.

Gaforrja

Dita nis mirë, falë bashkëveprimit të Hënës. Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëni kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.

Luani

Fundi i muajit po afron dhe ndoshta po afron edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos e harroni! Më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbmi ndonjë rrugë të rëndësishme.

Virgjëresha

I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi që i faturohet Hënës, por mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

Peshorja

Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Plutonin bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

Akrepi

Me Hënën në harmoni, me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

Shigjetari

Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj, pa u shpërqendruar.

Bricjapi

Po mendoni sesi ta bëni sa më të veçantë festën e ditëlindjes? Fillimisht mendoni për menynë dhe mbi të gjitha për tortën! Shpresoni të merrni një dhuratë të rëndësishme, por për të qenë të sigurt hidhjani si fjalë larg e larg të tjerëve.

Ujori

Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

Peshqit

Të mbështetur nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin, edhe pas një zënkë të vockël. Të grindeni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, sepse për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...